Gati për hapin e madh në karrierë, ylli i Kombëtares refuzon rinovimin e kontratës

Mbrojtësi Ardian Ismajli është gati për hapin e madh në karrierë. Largimi i tij nga skuadra e Empolit duket vetëm çështje kohë.

Gazetari italian, Nikolo Shira bën me dije se Ismajli ka refuzuar të zgjasë kontratën e tij me klubin toskan. Empoli i ka ofruar lojtarit të Kombëtares shqiptare rinovimin e kontratës, e cila i përfundon në qershor të vitit 2025, por përgjigja e tij ka qenë negative.

Për Ardian Ismajlin janë të interesuar Juventusi dhe Napoli, me këtë të fundit që janë më afër transferimit të tij. Tashmë mbrojtësi 28-vjeçar është gati të luajë për një klub të madh të Serisë A. Kujtojmë që shqiptari është kapiten te klubi i Serisë A, ndërkohë që gradualisht është shndërruar edhe në një lider në Kombëtaren kuqezi.

Exit mobile version