Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se Shqipëria duhet t’iu qëndrojë standardeve të një vendi demokratik.
“Gjatë vizitës në Ëashigton DC, zhvilluam një takim në Departamentin e Shtetit me zv. ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor z. Gabriel Escobar.
SHBA mbetet aleati ynë kyç dhe shqiptarët janë me fat që i kanë në krah”, shkruan Bardhi, ndërkohë që vetë në fakt, qendron në krah të një personi të shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Tani ose duhet të jemi në krah të SHBA-së, ose të Sali Berishës, se Bardhi në thotë të parën, por në fakt është edhe me Berishën.
“Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, duhet ti qëndrojë standardeve të një vendi demokratik dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e BE”, shkruan më tej Bardhi.
Pra na tregon si duhet të jetë Shqipëria, por nuk thotë asnjë fjalë, se çfarë iu tha Escobar në takim.
Kujtojmë që zyrtari i lartë amerikan, në disa intervista të dhëna më parë, ka folur qartë kundër Sali Berishës, për shpalljen e tij non grata.