Gazeta e madhe amerikane, New York Times shkruan për ligjin e Ramës kundër medias

Lajmi se qeveria shqiptare miratoi një paketë kundër medias, e cila do të shtojë censurën në vend, bëri xhiron e botës. Ja çfarë shkruan gazeta e madhe amerikane, New York Times.

Ligjvënësit në Shqipëri kaluan një ‘paketë anti-shpifje’ të mërkurën, e cila autorizon gjoba të rënda për median online dhe u jep fuqi shtesë rregullatorëve qeveritarë të medias, pavarësisht një proteste nga gazetarët dhe paralajmërimeve nga organizatat ndërkombëtare.

Pesëmbëdhjetë organizata të gazetarëve dhe shoqërisë civile, i kërkuan parlamentit shqiptar të hedhë poshtë legjislacionin e mbështetur nga qeveria, duke theksuar se ai “kërcënon lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave në vend, në kundërshtim me parimet ndërkombëtare”.

Harlem Desir, përfaqësuesi i lirisë së medias në OSBE, tha se ka akoma punë për t’u bërë që të reduktohet shuma e gjobave për publikimin e lajmeve të dyshuara si të rreme. Legjislacioni i miratuar lejon gjoba deri në 16 mijë euro.

Desir tha se, zyra e tij planifikon të monitorojë nga afër zbatimin e këtij ligji, i cili nuk duhet në asnjë mënyrë të pengojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias.

Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës, Dunja Mijatoviç, dhe zyra e Komisionit Europian në Tiranë, po ashtu i bënë thirrje ligjvënësve shqiptarë të amendojnë legjislacionin në përputhje me normat europiane.

Për shkak të presionit, qeveria ndryshoi disa dispozita që ishin në draftin origjinal, përfshirë atë që kërkonte regjistrimin e mediave në internet.

Mediat post-komuniste të Shqipërisë në përgjithësi janë përdorur ose shfrytëzuar nga partia politike në pushtet.

Artikulli paraprakVitamina B12 mbron shëndetin mendor, si ta merrni përmes ushqimit
Artikulli tjetërKatër kafe në ditë mund t’ju mbrojnë nga diabeti