Gazeta italiane publikon edicionin e parë në botë përmes inteligjencës artificiale

Gazeta italiane “Il Foglio” ka thënë se është e para në botë që ka publikuar një edicion plotësisht të gjeneruar me inteligjencë artificiale (AI).

Sipas gazetës, inteligjenca artificiale mund të “përdoret për gjithçka” – si për shkrim, tituj kryesorë, citime…madje edhe për ironi, raporton “The Guardian”.

Nisma e Il Foglios, gazetë me orientim konservator-liberal, është pjesë e një eksperimenti gazetaresk që “ka për qëllim të shpërfaqë ndikimin e teknologjisë së inteligjencës artificiale në mënyrën tonë të punës”, ka thënë redaktori i gazetës, Claudio Cerasa.

“Do të jetë gazeta e parë ditore në botë e krijuar tërësisht përmes inteligjencës artificiale. Për gjithçka. Për shkrimin, titujt kryesorë, citimet, përmbledhjet. Dhe, ndonjëherë, edhe për ironinë”, ka deklaruar Cerasa.

Ai ka shtuar se ky lloj i teknologjisë e kufizon rolin e gazetarit në vetëm parashtrimin e pyetjeve dhe leximin e përgjigjeve.

Eksperimenti vjen në kohën kur organizatat e lajmeve në mbarë botën po përpiqen të kuptojnë se si funksionon AI.

Më herët këtë muaj, “The Guardian” pati raportuar se mediumi tjetër britanik BBC, po e konsideron të përdorë inteligjencën artificiale për t’i ofruar publikut përmbajtje më të personalizuar.

Artikulli paraprakStudimi: Shumica e të punësuarve në Shqipëri, nuk sigurojnë dot të ardhura të mjaftueshme
Artikulli tjetër‘Paguaj ose vdis’: Sistemi i sëmurë shëndetësor për trajtimin e goditjeve në tru