Gazeta “As”: “Skandal, vjedhje, turp”!

Mediat katalanase nuk janë aspak të lumtura me mënyrë se si u nda drejtësia në ndeshjen ndërmjet Valencias dhe Barcelonës. Ndeshja në fund përfundoi 1:1, por Barcelonës i është mohuar një gol i pastër i Leo Messit, ani pse topi kishte kaluar komplet vijën e portës.
Kjo ka bërë që mediat në Katalonja të shprehin të gjithë mllefin e tyre ndaj asaj që ndodh në fushë.
“As kështu nuk mund ta mposhtin Barcelonën”, shkruhet në titullin e “Sport”.
“Tjetër skandal”, shkruan “Mundo Deportivo”.
“Turp”, ishte titulli i “L’Esportiu”.
Përveç mediave katalonase, këtij goli vëmendje i kanë kushtuar edhe mediat e tjera botërore, të cilat shkruajnë se Messi është vjedhur në Mestalla.

Artikulli paraprakSkenari i Bayernit
Artikulli tjetërHistoria e golit fantazmë, nga Hurst te Messi