Gazetari: “Dashnorët” e Kushtetutës e përdorin ligjin themeltar të shtetit si letër higjienike

Pas padisë së deputetëve të Rithemelimit në Gjykatën Kushtetuese lidhur me kërkesën e SPAK-ut drejtuar Kuvendit për t’i hapur rrugë masës së arrestit me burg për Sali Berishën, ka reaguar në një postim në rrjetin social facebook gazetari Namir Lapardhaja.

Lapardhaja shprehet se Berisha dhe të tijët bëjnë akrobaci dhe kërkesa e SPAK-ut drejtuar Kuvendit i ka gjetur të papërgatitur.

“Dashnorët” e Kushtetutës, – shkruan ai, – e përdorin ligjin themeltar të shtetit si letër higjienike”.

“Nuk e çuan në Kushtetuese kur duhej çuar vendimi i parë i SPAK-ut (meqenëse aty kishte edhe ndonjë dritëhije ambiguiteti), por çojnë këtë që pikërisht nuk ka asnjë dilemë/diskutim që masa e SPAK-ut dhe kërkesa ndaj Kuvendit është në përputhje të plotë me Kushtetutën. 

“Revolucioni” kërkon kohë se mendon që me kalimin e saj kjo që po ndodh do t’i shndërrohet në ëndërr dhe do zgjohen nga gjumi.” – e përfundon postimin e tij Lapardhaja.

 

Më poshtë shkrimi i plotë i gazetarit Namir Lapardhaja:

Në fillim thanë që s’e njohim vendimin e SPAK-ut dhe Gjykatës se është antikushtetues (d.m.th., nuk i kishin marrë leje Kuvendit për heqjen e mandatit).

Pastaj, kur SPAK-u i çoi kërkesë Kuvendit, duke qenë se u kapën gafil, thanë që ne për këtë po luftonim, ndaj do t’i bindemi si zbatim i Kushtetutës.

Kur u doli dehja nga tronditja e parë, thanë që ne do ta votojmë, por, përpara se ta votojmë, do t’i vëmë disa kushte qeverisë (se ç’punë ka qeveria me këtë punë ec e merre vesh!!).

Pasi u “kthjelltësuan” edhe pak, thanë të bëjmë protesta para Parlamentit.

Kur në protestë s’i vajti kush, paskan çuar kërkesë në Gjykatë Kushtetuese për pezullim të vendimit të SPAK-ut.

Me një fjalë, “dashnorët” e Kushtetutës e përdorin ligjin themeltar të shtetit si letër higjienike.

Nuk e çuan në Kushtetuese kur duhej çuar vendimi i parë i SPAK-ut (meqenëse aty kishte edhe ndonjë dritëhije ambiguiteti), por çojnë këtë që pikërisht nuk ka asnjë dilemë/diskutim që masa e SPAK-ut dhe kërkesa ndaj Kuvendit është në përputhje të plotë me Kushtetutën.

“Revolucioni” kërkon kohë se mendon që me kalimin e saj kjo që po ndodh do t’i shndërrohet në ëndërr dhe do zgjohen nga gjumi.

Exit mobile version