Gazetari i BILD: Në Krujë ka magazina droge që kontrollohen nga Artur Bushi

Gazetari i gazetës gjermane “Bild” Piter Tiede i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në “Neës 24” u pyet në lidhje me një fragment nga artikujt e tij, ku ndër të tjera shkruhej se në Krujë ka magazine droge dhe ato kontrollohen nga kryetari i bashkisë e të tjerë persona. Tiede u pyet se nga e di këtë dhe si mund të bëjë të tilla akuza.

“Kam arritur ta bëj nëpërmjet kërkimeve. Po, nëpërmjet kërkimeve e kam arritur. Në rast se shkon nga Tirana drejt Krujës, ka magazine droge. Janë salla të mëdha me drogë. Kam qenë vetë. Pasi sheh magazinat me drogë, pas 2 minutash vjen dikush me makinë dhe thotë se çfarë po bëni. Është fqinji që ruan magazinën e drogës”, tha gazetari gjerman Tiede.

Peter Tiede: Mafia po drejton vendin, Shqipëria si Kolumbia

Gazetari gjerman, Peter Tiede,  deklaroi për “360 Gradë” në RTV Ora se Shqipëria është kthyer si Kolumbia dhe mafia drejton vendin.

Peter Tiede: Duhet luftuar kundër mafias sepse mafia po drejton vendin. Dhe ky është problemi. Përshembull si Kolumbia. Unë kam udhëtuar këtë vit në Shqipëri dhe e di për tregun e marijuanës dhe jo të gjithë e dinë se çfarë po ndodh me të. Të gjithë e dinë për zonat afër Kukësit se çfarë ka ndodh atje për marijuanën dhe kanabisin dhe mafia është pjesë integrale ose kryesore që sjellë drogën drejt Europës qendrore dhe perëndimore. Jam i frikësuar? Jo pse duhet të jem i frikësuar të kthehem në Shqipëri? Kryeministri Edi Rama ka thënë se është një vend i sigurtë, dhe duke ndjekur fjalët e tij pse duhet të jem i frikësuar të kthehem në Shqipëri. Nëse nuk ka mafia nuk ka probleme.

gazetari

bild

Artikulli paraprakDrejtori i Arsimit, fushatë për Gjicin në shkollë, shpërndan tezën e provimit në këmbim të votave!
Artikulli tjetërKënga kushtuar Ramës dhe Dakos pushton rrjetin (Video)