Gazetari i Euronews: Rama po feston 9 kushtet e vendosura nga Gjermania

Gazetari i Euronews, Jack Parrock shkruan në një postim në Twitter se Edi Rama po feston vendosjen e 9 kushteve nga Gjermania dhe falënderon Merkelin duke e manipuluar vendimin gjerman për hapjen e negociatave të vendit të tij me BE.

Teksti i plotë i gazetarit në Twitter

KM i Shqipërisë @ediramaal po feston si fitore kushtet që votoi Bundestagu Gjerman për hapjen e negociatave të vendit të tij me BE.

Ai falenderon #Merkel dhe e manipulon situatën si vullnet të Gjermanisë për të hapur negociatat me BE.

Jack Parrock, korrespondent i Euronews dhe i disa mediave të rëndësishme ndërkombëtare, bëri një shërbim disa ditor në Ballkan në fund të korrikut dhe fillim të gushtit.

Artikulli paraprakRama po bën prapë dasëm pa nuse. Basha: Negociatat hapen pas plotësimit të 9 kushteve
Artikulli tjetërMesazhi i Bashës për Ramën: Ktheju mandatin qytetarëve. Të vendosin ata kush do t’i qeverisë!