Gazetari italian godet Allegrin: E pe si përdoret Ronaldo?

Kur një trajner largohet pa fituar gjithçka që është e mundur, atëherë gjithmonë ka pengje, shigjetime, por edhe kritika të ashpra karshi tij… Massimiliano Allegri dhe Juventusi u ndanë në mënyrë tepër burokratike dhe “miqësore”, edhe pse në të vërtetë ishte një shkarkim nga Andrea Agnelli, presidenti i “Zonjës”, i cili e shoqëroi te dera trajnerin fitues të pesë titujve kampion radhazi, katër kupave të Italisë dhe dy Superkupave.

Megjithatë, të gjithë trofetë e fituar zerohen, në mënyrë figurative, nga mungesa e… Champions League. Pikërisht thembra e Akilit, pasi tifozët janë lodhur duke pritur gjatë, që prej vitit të largët 1996 (finale ndaj Ajaxit). Por, nëse vitet e shkuar ka qenë problem mungesa e kampionëve që të zgjidhnin situatat, këtë sezon ishte presidenti ai që bëri sforcon ekonomike për të marrë më të mirin ose Mister Champions League, Cristiano Ronaldo.

Pikërisht portugezi ishte ai që pas ndeshjes së kthimit më Ajax në Torino, do të bënte një gjest si për të treguar se të gjithë patën frikë, përfshirë këtu edhe trajnerin bardhezi. Cristiano është mbreti i Champions dhe me pesë të fituar sigurisht që nuk mund të mos jetë.

Luca Momblano, gazetar dhe tifoz i Juventusit, shpesh i matur, pas gjysmëfinales Portugali-Zvicër, ku Cristiano shënoi tri gola dhe rikonfirmoi se mosha për të është thjesht një numër statistik, akuzoi ashpër Allegrin se pati më të mirin dhe nuk diti ta përdorte…

“Si të shfrytëzosh në maksimum cilësitë e tij të çmendura? Pse Allegri nuk u merakos karshi vetes dhe ekipit? Ai që do të stërvisë Juventusin duhet të lexojë deri në fund historinë balistike të së djathtës së këtij zotërie. Pjesa tjetër do të vijë si pasojë, deri ndoshta te dizenjimi i prototipit të qendërsulmuesit europian”.

Sakaq, edhe ëeb nuk fal në këtë rast… Kritika të shumta për Juventusin, por edhe humor dhe ironi si fjalia e një tifozi: “E dini se si ta ndalni Cristiano Ronaldon në fushë ndërkombëtare? Mjafton t’i vishni një fanellë bardhezi”.

1559899814716 f813b765d96474bee72b0f4e9257b5425f9a

1559899748854 0a3bde1b9355987c044884e175ed7c7e61da

Artikulli paraprakParalajmërimi i Berishës: Kryengritja popullore e së shtunës pastron vendin nga fundërrinat
Artikulli tjetërDreka e babëzisë, reagon Berisha: Paratë e vjedhura takspaguesve nga Hajdut Gjici kthehen në vota!