Gazetari italian: Prokurorët shqiptarë morën 3 orë në pyetje Moisi Habilajn, çfarë tha për Tahirin?

Gazetari italian Dario De Luca, i cili ka raportuar në vijimësi për zhvillimet lidhur me dosjen “Habilaj” nga Italia, ka dhënë detaje për seancën e pyetjes së Moisi Habilajt nga dy prokurorët shqiptarë, Vladimir Mara dhe Besim Hajdarmataj.
De Luca, në një lidhje telefonike për “News24” tha se, seanca e pyetjeve të prokurorëve ndaj Moisi Habilajt, ka zgjatur rreth tre orë. Gazetari tha se Habilaj u pyet dje në orën 09:00 nga prokurorët shqiptare, të cilët zbarkuan në Itali dy ditë më parë. Nuk dihen informacionet që morën prokurorët, raportoi ai. Mendohet se Moisi Habilaj është pyetur lidhur me përfshirjen e Tahirit në aktivitete kriminale.
Gazetari italian tha se, nesër dalin përpara gjykatës, personat e organizatës kriminale, ku pjesë e tyre është dhe Moisi Habilaj si një nga personazhet kryesorë të grupit shqiptar.
“Mësohet se 14 persona do të paraqiten para gjykatës, por kjo do të jetë një seancë tranzitore. Pasi për çështje burokratike, do të ketë një seancë tjetër për ta”, tha De Luca.
Në pyetje nga prokurorët shqiptarë do merren Moisi Habilaj, Maridian Sulaj dhe Nezar Seiti. Ky i fundit u ekstradua në Itali mes polemikave, pasi u kap nga policia shqiptare në Vlorë. Aktualisht, ai mbahet në burgun e Rebibbias, në Romë.
Objektivi parësor i prokurorëve është sigurimi i informacioneve të nevojshme mbi hetimin e nisur në anën tjetër të Adriatikut, që ka lidhje me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i vendosur nën akuzë, e më pas në arrest shtëpiak, duke rifituar lirinë.

Marrja në pyetje ka për objektiv parësor sigurimin e informacioneve të nevojshme mbi hetimin e nisur në anën tjetër të Adriatikut, që ka lidhje me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i vendosur nën akuzë për trafik ndërkombëtar droge në bashkëpunim me kushëririn e tij Moisi Habilaj, të arrestuar dhe që pritet të dalë për gjykim pas 3 ditësh në Itali.
Moisi Habilaj konsiderohet nga Prokuroria e Katanias si truri i narkotrafikut dhe armëve të zjarrit nga Shqipëria drejt Italisë. Trafik ky që ofronte dhjetëra milionë euro, të cilat do të ndaheshin në të njëjtën tryezë mes shqiptarëve dhe pjesëtarëve siçilianë të “Cosa Nostra”-s.
Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, Moisi Habilaj është kreu i një organizate trafiku droge që ka trafikuar nga Shqipëria në Itali sasi të konsiderueshme droge gjatë periudhës 2013-2017. Gjatë arrestimit në nëntor të vitit të shkuar, autoritetet italiane sekuestruan edhe armë zjarri.
Hetimet kanë zbuluar biseda, ku Moisi Habilaj flet me anëtarët e tjerë të organizatës kriminale për Tahirin, ish-ministrin e Brendshëm të Shqipërisë. Pak pas publikimit të përgjimeve në media, Prokuroria nisi një hetim për Tahirin, duke e akuzuar për përfshirje në trafik droge.
Disa ditë më parë, Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda vendosi hetimin e ish-ministrit të qeverisë “Rama 1” në gjendje të lirë.
Moisi Habilaj konsiderohet nga Prokuroria e Katanias dhe hetuesit e Guardia di Finanza si mendja e një trafiku të madh ndërkombëtar droge dhe armësh nga Shqipëria në Itali. Një trafik që nxirrte me miliona euro fitime dhe ulte në të njëjtën tryezë shqiptarët dhe anëtarë të Cosa Nostra-s italiane.

Hetimet e autoriteteve italiane, të përfunduara zyrtarisht në dhjetor të një viti më parë, do të nxjerrin në gjyq 15 persona, ndërsa seanca e parë do të jetë në 31 maj.
Në disa përgjime të zbardhura eskluzivisht nga “Meridionews”, trafikantët përmendnin dhe emrin e ish-ministrit Tahiri. Një lidhje të cilës i shtohet dhe një automjet i përdorur nga banda për lëvizjet dhe që ishte në emër të Tahirit. Por ky i fundit këmbëngul sem automjetin ia ka shitur në të zezë kushëririt të tij Habilaj. Prokurorët shqiptarë do të marrin në pyetje të enjten dhe Maridian Sulaj e Nazer Seiti.
Ky i fundit u ekstradua në Itali mes shumë polemikash, pasi u arrestua nga policia shqiptare në Vlorë. 41-vjeçari ishte objektiv akuzash dhe polemikash, pasi në Shqipëri ishte publikuar lajmi, që më pas u përgënjeshtrua, se po bashkëpunonte me hetuesit e Prokurorisë së Katanias.
Më tej, “Meridionews” bën dhe një përmbledhje të impaktit që çështja Tahiri ka aktualisht në skenën politike shqiptare, duke shkruar se kriza qeveritare në Shqipëri pas hetimeve të “Rosa dei Venti” vijon ende. Hetimet për Tahirin u paraprinë nga kërkesa për arrestimin e tij, që nuk u pranua nga asambleja parlamentare.
48 orë pas arrestimit të kushëririt Moisi Habilaj, ndërkohë që vëllai i tij Floriani është ende në arrati, politikani socialist tregoi një dokument me vulën e Prokurorisë së Katanias, sipas të cilit, ai përjashtohej nga këto hetime nga pala italiane.
Por “Meridionews” thekson se dokumenti në fjalë kishte shumë pika të deformuara dhe të ndryshme në krahasim me dokumentet tradicionale që përdorin hetuesit italianë. Për momentin, Tahiri është i lirë nga arresti shtëpiak dhe po hetohet në gjendje të lirë.

Artikulli paraprakMike Pompeo: Kur sulmohet liria e shtypit dhe tubimet paqësore, shkohet në konflikte
Artikulli tjetër“Negociatat nuk hapen”, zbulohet dokumenti Këshillit të Ministrave të BE për Shqipërinë