Gazetari: Kjo mund të jetë konferenca e fundit e Monika Kryemadhit, para arrestimit!

Monika Kryemadhi, e cila është nën hetim për vete nga SPAK, është rishfaqur këtë të martë në publik, duke mbajtur një konferencë për shtyp, për inceneratorin e Tiranës.

Por gazetari, Adriatik Doçi, thotë se ajo doli në konferencë, pasi pritet të arrestohet, dhe pas kësaj të thotë se e arrestuan pikërisht pse denoncoi inceneratorin e Tiranës.

“Kjo mund të jetë konferenca e fundit e Monës para arrestimit. Ka dalë për të thënë se po e arrestojnë pasi denoncoi inceneratorët.

Miliona euro pasuri të fshehura në emër të kushërinjve. Miliona euro në bankat e Zvicrës dhe Anglisë.

1.2 milionë USD lobim me para të padeklaruara. 18 vite shërbime estetike në San Marino me para korrupsioni”, shkruan ai.

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka mohuar që asaj dhe familjes t’i jenë sekuestruar prona nga Prokuroria e Posaçme.

Kryemadhi tha se sendi i vetëm i sekuestruar është celulari dhe ai në kuadër të hetimeve për inceneratorin.

Artikulli paraprakEuro 2024/ Mes Italisë dhe Shqipërisë, Igli Tare një tifoz “pezull” mbi Adriatik
Artikulli tjetërPD, Agalliu: Qeverisja e PS-së, në 10 vite ekonomia bëri regres, shqiptarët u varfëruan