Monika Kryemadhi, e cila është nën hetim për vete nga SPAK, është rishfaqur këtë të martë në publik, duke mbajtur një konferencë për shtyp, për inceneratorin e Tiranës.
Por gazetari, Adriatik Doçi, thotë se ajo doli në konferencë, pasi pritet të arrestohet, dhe pas kësaj të thotë se e arrestuan pikërisht pse denoncoi inceneratorin e Tiranës.
“Kjo mund të jetë konferenca e fundit e Monës para arrestimit. Ka dalë për të thënë se po e arrestojnë pasi denoncoi inceneratorët.
Miliona euro pasuri të fshehura në emër të kushërinjve. Miliona euro në bankat e Zvicrës dhe Anglisë.
1.2 milionë USD lobim me para të padeklaruara. 18 vite shërbime estetike në San Marino me para korrupsioni”, shkruan ai.
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka mohuar që asaj dhe familjes t’i jenë sekuestruar prona nga Prokuroria e Posaçme.
Kryemadhi tha se sendi i vetëm i sekuestruar është celulari dhe ai në kuadër të hetimeve për inceneratorin.