Gazetari paralajmëron publikimin e dosjes së bujshme: Të afërm të Ramës dhe ministrat fusin duart tek thesari…

Gazetari Basir Çollaku ka paralajmëruar publikimin e një tjetër dosjeje të bujshme, që sipas tij implikon ministra dhe të afërm të Kryeministrit.

Çollaku paralajmëron se dosja e titulluar “Piratët e Thesarit” zbardh përpjekjet për të kaluar miliona pa dokument fizik.

“Ndërhyrjet në sistem me “porosi” nga lart. Kompani ministrash dhe të afërm të Kryeministrit në interes rreth veprimeve në Thesar.

Zhurma e fikur butë në Ministrinë e Financave. Kontrolli i bërë nga kompania në konflikt interesi, fituese tenderash.

Denoncimi i financierit, dokumente, komunikime zyrtare. Materiale që flasin më shumëë se komentet.

Çfarë debati është bërë brenda institucioneve financiare?!

Përgjimet që zbardhin heshtjen zyrtare. Drejtoria e Policisë, krimi ekonomik dhe Prokuroria, prej 5 muajsh asnjë veprim mbi dosjen. SPAK një mundesi e re.

Nga nesër në Shijak TV, nis publikimi i dosjes ”Piratët e Thesarit””, paralajmëron gazetari.

Artikulli paraprakParalajmërimi i Bashës: Gropa që mendojnë se do të hapin në truallin e Teatrit do të jetë gropa e tyre…
Artikulli tjetër“Koncesionet vepër e mundshme krimi”, plani i Bashës për të zbuluar paratë e korrupsionit