Gazetari Basir Çollaku ka paralajmëruar publikimin e një tjetër dosjeje të bujshme, që sipas tij implikon ministra dhe të afërm të Kryeministrit.
Çollaku paralajmëron se dosja e titulluar “Piratët e Thesarit” zbardh përpjekjet për të kaluar miliona pa dokument fizik.
“Ndërhyrjet në sistem me “porosi” nga lart. Kompani ministrash dhe të afërm të Kryeministrit në interes rreth veprimeve në Thesar.
Zhurma e fikur butë në Ministrinë e Financave. Kontrolli i bërë nga kompania në konflikt interesi, fituese tenderash.
Denoncimi i financierit, dokumente, komunikime zyrtare. Materiale që flasin më shumëë se komentet.
Çfarë debati është bërë brenda institucioneve financiare?!
Përgjimet që zbardhin heshtjen zyrtare. Drejtoria e Policisë, krimi ekonomik dhe Prokuroria, prej 5 muajsh asnjë veprim mbi dosjen. SPAK një mundesi e re.
Nga nesër në Shijak TV, nis publikimi i dosjes ”Piratët e Thesarit””, paralajmëron gazetari.