Gazetari për Ramën: Me çonte mesazhe në 3 të natës, më tha, rrugët tona ndahen…

Moderatori Edi Manushi ka folur për “Dilema Sociale” për marrëdhënien e tij me kryeministrin Edi Rama dhe njohjen mes tyre.

Autori dhe moderatori i “E Diell”, i cili dikur ka punuar me kryeministrin ka zbuluar detaje sesi përfundoi bashkëpunimi i tij me të.

Sipas Manushit, Rama i niste sms në 3 të natës, gjë e cila nuk përshtatej me ritmin e tij të punës dhe të jetuarit, dhe për këtë shkak rrugët e tyre do të ndaheshin shumë shpejt.

“Të punoje me Edi Ramën ishte e frikshme.

Atëherë sa kishin dalë celularët dhe ishte i frikshëm më mesazhe. Shkruante në 3 të natës, një lloj ritmi që nuk përshtatet me mënyrën time të jetesës. Unë i ktheja përgjigje në mëngjes.

Aty më tha rrugët tona nuk bashkohen dhe nuk punuam më bashkë”, u shpreh Manushi.

Ndërkohë, i pyetur nga prezantuesi Eno Popi se çfarë mendimi ka për Edi Ramën në pozicionin e kryeministrit, ai u shpreh se ka krijuar një imazh kulti te vartësit e tij.

Exit mobile version