Gazetari Poli Hoxha: 50% e votuesve nuk duan as Ramën as Berishën, në Shkodër…

Gazetari Poli Hoxha i ftuar në Frontline, komentoi sondazhet e fundit për partitë politike.

Ai tha se shkaku kryesor që socialistët mundën të djathtën në Shkodër me Bashkinë ishte përçarja e PD-së dhe pakënaqësia ndaj Berishës.

Ai e cilësoi absurd faktin se në sondazhe mbi 50% e qytetarëve nuk i duan Ramën e Berishën, por pas zgjedhjeve një prej tyre del fitues sepse përsëri këta qytetarë i votojnë dhe kjo shkon përtej paradoksit.

“Shkodra dihet që historikisht është i djathtë, jo me PD-në, por antikomunist, për shumë faktorë historikë. Është qytet i djathtë dhe çfarëdo që të ndodhë ai mbetet i tillë. Por edhe ky ndryshim i fundit vjen në dukje si hakmarrje ndaj Sali Berishës më shumë. Por edhe premtimet e Ramës kanë ndikuar duke marrë Bashkinë, por shkodranët në zgjedhjet e përgjithshme shikojnë individin. Shkodra ka vuajtur shumë, me një kapje të qytetit, nga banda kriminale, me gjoba dhe shkrirje me shtetin. Qytet ku bëhet lufta e gjobave, ku tregtarët paguajnë për ruajtjen e biznesit nga këto grupe dhe faturën e merr qeveria, pavarësisht se Bashkia për hir të së vërtetës atje po punon. Shkodranët e kanë në ADN votimin për PD.

Absurdi dhe më keq se paradoksi është fakti se Berisha e Rama dalin mbi 50% të pakënaqur dhe pas këtij sondazhi ata dalin fitues. Këtë mund ta shpjegojë vetëm një antropolog me staf, sepse po këta të pakënaqur pasi shkojnë votojnë, ua japin votën po këtyre dyve që s’u besojnë”, tha Hoxha.

Exit mobile version