Gazetari Poli Hoxha: Viti 2024 është viti i SPAK, që nga 2008 Berisha dhe Rama…

Në emisionin Frontline në Report Tv po diskutohet rreth bilancit politik të vitit 2024, që shënjoi një prej ngjarjeve edhe më të rëndësishme, izolimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në arrest shtëpie, pasi nuk respektoi masën detyrim paraqitjeje në dosjen e aferës ‘Partizani’.

Po ashtu nga ana e SPAK ka pasur zhvillime të bujshme duke goditur ata që quheshin deri dje të paprekshëm.

Për gazetarin Poli Hoxha, viti 2024 është viti i SPAK, që ka hetuar e gjykuar zyrtarë të lartë.

“Pas 4 vitesh pjekje pune, filloi në vitin e vet të pestë të futet në misionin e tij kryesor dhe te qëllimi se përse u ngrit. Që nga 2008 kur Berisha dhe Rama bënë një pakt për votën, mbi të cilën krijuan kryetarokracinë. Që nga 2008 njerëzit nuk denjojnë as tu shkojnë atje. Që nga 2008 dh e këtej quhej hibride, tani është demokraci e kapur nga këta të dy. Është bllokuar votimi, kjo ka sjellë rritjen e korrupsionit, është kapur ekonomia, media, vota. Arriti në një pikë që Shqipëria u kthye në një vend target shumë i lehtë, shqetësim për perëndimin”, tha Hoxha.

Exit mobile version