Gazetari publikon dokumentin: Flamuri i bashkisë Gjirokastër me dëftesë gjimnazi falso, me dy numra amze

Nga Telnis Skuqi

«NUK KE PARË ASGJË AKOMA, FLAMUR»
Një kryebashkiak që prej vitesh kishte informuar opinion publik se gjimnazin e jetës së tij e ka përfunduar në Fier, rezultoj një gënjeshtër e madhe.

Sipas rregjistrit të gjimnazit «Janaq Kilici», ai është regjistruar për herë të parë në vitin 1993, pra Golemi ka krye vetëm vitin e katër në qytetin e Fierit, ndërsa tri vitet e tjera nga viti 1990-1993, ai e ka krye gjimnazin në Leskovik (Më afër është Tirana se sa Leskoviku nga Gjirokastra)

Shkurt fare: Golemi e kanë marrë prej veshi prindërit e tij dhe e kanë ulur direkt në vitin e katër të gjimnazit.

Vetëm një i çmendur mund të besoj se gjimnazi «Jani Vreto» i Leskovikut është më cilësor se gjimnazi i Kardhiqit.

Por skandali vazhdon më tej, sepse ai figuron me dy numra të ndryshme amze në dy gjimnaze të ndryshe gjatë periudhës 1990-1993.

Natyrshëm lindin katër pyetje për të:
1) Pse emri yt figuron në dy gjimnaze të ndryshe në të njëjtën kohë?

2) Në çfarë gjimnazi i ke kryer tri vitet e para: në Leskovik apo në Kardhiq (Gjirokastër)?

3) Pse vitin e parë të gjimnazit të Kardhqit rezulton më mesatare jo të kënaqshme, ndërsa në Leskovik rezulton gjenial?

4) Pse opinion publik e ke informuar që unë kam jetuar katër vite në qytetin e Fierit dhe kam qendruar tek motra, ku atëherë motra jote nuk ishte martuar ende?

Kaq për sot. Të tjerat më vonë.

«Nuk ke parë asgjë akoma, Flamur!»
Loja vazhdon!

70298885 1576823535787731 565129043733643264 n

Exit mobile version