Gazetari që investigoi trafikun e drogës nga Xhafaj tregon kërcënimet dhe mesazhet e koduara

Gazetari Jetmir Olldashi, i ftuar në studion e lajmeve Fax News ka dhënë të tjera detaje në lidhje me audio-përgjimin Xhafaj-Veliu.
Olldashi ka folur edhe për arsyet që e kanë shtyrë ta çonte investigimin e tij tek PD.
“Misioni ynë si gazetar përfshin investigimin dhe mbi Prokurorinë dhe Policinë, si mund t’i drejtohesha Policisë. Misioni ynë nuk është zbatimi i ligjit por dalja e të vërtetës. Nuk e di nëse PD i ka bërë verifikimet. Unë jam përpjekur të distancohem pasi kam dorëzuar materialet. Më kishin ngelur në dorë dhe s’kisha ç’ti bëja dhe mendova se PD-ja mund t’i përdorte më mirë.”-ka thënë Olldashi.
Gazetari Olldashi ka thënë se i është ofruar mbrojtja nga prokuroria, por ai e ka refuzuar.
“Prokuroria nuk ka ndryshim cilësor. S’kam pasur besim as atëherë e as tani. S’kisha si ti drejtohesha prokurorisë. Puna e gazetarit është t’i tregojë opinionit publik të vërtetën. Atë të vërtetë që nuk kalon nga zyrat e shtypit të prokurorive. Më është ofruar mbrojtja nga prokuroria, por nuk e kam pranuar. Si me mbrojtje si pa mbrojtje nuk ndryshon ndonjë gjë në histori. Si ti kem ata 5 policë me vete si mos ti kem është njësoj”, është shprehur gazetari.
Spikerja Brikena Prifti e pyeti Olldashin nëse ka patur kërcënime pas daljes së audio-përgjimit, dhe gazetari ka thënë se ka patur linçim nga mediat proqeveritare.
“Jam linçuar publikisht. Jam linçuar nga media afër qeverisë , nuk janë marrë me punën time si gazetar por me Jetmirin”, tha Olldashi.

Olldashi: Pse kisha frikë të shkoja sërish në Vlorë
Gazetari Jetmir Olldashi deklaroi në ‘Fax News’ se pasi kishte bërë 4-5 takime me dëshmitarin Albert Veliu në Tiranë kishte vëndosur të nisej drejt Vlorës edhe pse i druhej një kurthi të mundshëm pasi ai nuk kishte shumë garanci tek burimi.
“ Më tha shumë gjëra në lidhje me situatën në Vlorë, se si funksiononte trafiku, por në fillim e mora me skepticizëm, ,më pas kam bërë 4-5 takime në Tiranë deri sa vendosa ta provoja, mora një makinë me qera dhe u nisa dhe ikëm, kisha frikë se mos ishte kurth, se nuk e dija sa i besueshëm ishte burimi, nëse mund zbuloheshim atje, e tjerë. Shkuam tek lokali i Xhafajt në Vlorë por nuk e gjetëm, pimë kafe dhe ikëm, shkuam tek një tjetër lokal. Aty na erdhi një person që e bënte mirë atë punë, pastaj udhëtuam drejt tragjasit. Nga të gjitha takimet të rastësishme apo jo, rezultonte se kanabisi ishte totalisht i përhapur, U rikthyem nga fshati dhe Alberti bëri bisedë me zotin Agron por më pas mu duk shumë e rrezikshme që të shkonim në lokal dhe kur fillon që të kesh frikë se ke dhe policinë kundër më shkoi mendja se ata mund të kishin verifikuar targën se kush e kishte marrë këtë makinën dhe dilja unë, përbëbte rrezik, ne qëndruam 6-7 orë në Vlorë dhe ata mund të na verifikonim”, tha Olldashi.
Gazetari deklaroi se më pas ai ishte larguar dhe kishte ardhur në Tiranë, por kishte pasur sërish telefonata nga Albert Veliu por vendosi të mos shkojë më në Vlorë nga frika se mos ishte diktuar.
“Unë nuk u lidha më me Albert Veliun dhe fillova të ndërgjegjësohesha se ishte një material shumë i rëndë dhe nuk kisha garancinë e burimit të shkoja sërish dhe mund të ishte zbuluar identiteti.
Nuk e kam filmuar Agron Xhafajn, unë nuk e njihja Agronin e kam parë më pas në media”, tha ai
I pyetur nëse kishte material të tjera, gazetari Jetmir Olldashi u përgjigj se të gjitha I kishte dorëzuar në Prokurori.
“Jo, të gjitha janë dorëzuar”, u shpreh gazetari.

Prokuroria e ka shumë të lehtë ta verifikojë, investigimi tregoi
Gazetari Jetmir Olldashi është shprehur në lidhje me investigimin e tij për Agron Xhafajn se ai nuk ka hequr dorë nga autorësia e atij materiali, siç është aluduar në media.
Olldashi deklaroi se Prokuroria e ka shumë të lehtë për të zbardhur ngjarjen pasi mund të verifikojë tabulatet telefonike nëse Alber Veliu ka folur me Agron Xhafajn apo jo.
“Nuk besoj se vlera e investigimit bie, dhe besoj se kam provuar aty se trafiku vazhdonte pa pengesa, dhe policia nuk ishte në krye të detyrës. Kemi të bëjmë me një personazh që është vëllai i ministrit, siç thotë Veliu, atëherë Prokuroria duhet ta verifikojë apo jo.
Në deklarëtn timë çdo gjë është shumë e qartë, nuk kam thënë që unë e pashë, nuk jam tërhequr nga autorësia, i qëndroj autorësisë, kam qenë unë që kam bashkëpunuar me Alberitn, nuk kam si të tërhiqem pasi ajo është puna ime. Prokuroria mund të verifikojë nëpërmjet tabulateve telefonike por edhe mjetin me qera që kam pasur atë ditë”, tha Olldashi.
I pyetur nëse Veliu kishte folur me Agron Xhafajn, gjë të cilën vëllai i ministrit e ka mohuar, Veliu tha se këtë mund ta verifikojë Prokuroria nëpërmjet tabulateve telefonike.
Olldashi tha se në Prokurori ai kishte dorëzuar të gjithë materialin që kishte në dispozicion.
“Kjo është çështje politike, pastaj por i tajkon Prokurorisë së Krimeve të Rënda që të verifikojë tabulatet telefonike dhe zgjidhet, të thotë që kanë folur apo jo. Prokuroria ka nisur një hetim, por duhet pritur çfarë zhvillimesh do ketë. Në Prokurori unë gjithë materialin që kam pasur ia kam vënë në dispozicion, gjëja më e besueshme është që iu kam thënë verifikoni mjetin dhe telefonatat, kam dorëzuar në priokuroro cdo gjë që kam pasur”, tha gazetari Olldashi.

Artikulli paraprakKokaina e Maminasit është e Olsi Ramës
Artikulli tjetërBerisha denoncon skandalin: Drejtori i OSHEE dhe policia fshehin të vërtetën e vdekjes së 25 vjeçarit