Gazetari Rigels Seliman thumbon Ilir Metën: ‘Vojo Kushi’ trim dhe miliarder nga Skrapari që s’do ta gëzojë dot postin e presidentit të PL pasi e ardhmja e tij është burgu

Kryeredaktori i gazetës “SOT” dhe gazetari Rigels Seliman ka thumbuar Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Selimani me ironi e etiketon Ilir Metën si “Vojo Kushi” trim dhe miliarder nga Skrapari që s’do ta gëzojë dot postin e presidentit të PL, pasi siç thekson gazetari, e ardhmja e tij është burgu.

Ja postimi i plotë:

Vojo Kushi” trim dhe miliarder nga Skrapari, Ilir Meta po kalon një situatë jo të mirë, pasi ka mësuar se Prokuroria e Posaçme (SPAK) po shkon drejt përfundimit të hetimeve të dosjes së tij të “zezë” për korrupsion sa i takon aferës “CEZ-DIA” dhe asaj të lobimeve në SHBA e shkrirë bashkë me atë të ndërhyrjeve estetike.

Frika e Metës që i pëlqen ta etiketojë veten si Vojo Kushi (trim e i fortë), pasqyrohet qartë tek qëndrimet e tij të fundit ndaj drejtësisë, ku përveçse i dehur, ai shan si rrugaç, kërcënon e intimidon kundërshtarët e veçanërisht prokurorët specialë, sikundër është drejtuesi i SPAK, Altin Dumani. ‘Nuk kam asnjë shqetësim dhe nuk ekziston asnjë dosje ndaj Metës. Zoti Dumani si një ushtar i Rilindjes, kot bën si gjeneral i SPAK. Është nën urdhrat e Don Agaçios. Ai që në dhjetor të 2019 ka regjistruar një çështje ndaj meje nga një kallëzues delinkuent i provuar nga gjykata për dhunë në familje. Kjo gjë është bërë për të mbajtur nën presion presidentin’, është një nga disa akuzat që Meta ka lëshuar në adresë të Dumanit.

Por situata duket se ka ndryshuar dhe në Shqipëri duket qartë se ka trokitur ora e pandëshkushmërisë.

Pas prokurorëve Enkeleda Millonait dhe Arben Krajës që tronditën rehatllëkun e Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, radha për të hyrë në historinë e shembjes së bunkerit të korrupsionit në Shqipëri, është e kreut të SPAK-ut Altin Dumani dhe prokurorit Sotir Kllapi, të cilët po hetojnë çiftin Meta-Kryemadhi për çështjen CEZ-DIA, dosjen e lobimit dhe shërbimet estetike.

Dosjen “CEZ-DIA”, për shkak të presionit të madh politik, e ka marrë vetë në dorë prokurori i hekurt dhe i pakompromis, Altin Dumani, njeriu i besuar i amerikanëve, i cili pritet t’i japë fund tranzicionit dhe kulturës së mosndëshkimit në Shqipëri. Megjithatë mbetët të shihet se kur do të kërcasin prangat e SPAK për Ilir Metën, i cili duket se s’do ta gëzojë dot postin e presidentit të Partisë së Lirisë (PL), pasi e ardhmja e tij është burgu.

Exit mobile version