Gazetari shpërthen ndaj kryebashkiakut të Ramës: Është përgjegjës për rritjen e infektimeve me Covid-19

Gazetari Telnis Skuqi përmes një postimi në facebook, ka akuzuar drejtpërdrejt kryetarin e Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi, për rritjen e rasteve të reja të infektimeve në qytet. Me tone të ashpra dhe duke e cilësuar kryebashkiakun si një injorant, gazetari Skuqi thekson se Golemi ka organizuar aktivitete kulturore dhe politike me pjesëmarrje masive, në shërbim të interesave të tij personale dhe partiake.

“Nëse një pacient norvegjez që jeton në qarkun X, preket nga Covid-19, ai nuk mund të kurohet në një qark tjetër, për dy motive:

Sistemi shëndetësor nuk futet në kolaps. Virusi nuk shanse të përhapet, por izolohet. Në Gjirokastër ndodhi e kundërta: nga një zonë e sigurtë (gjelbërt) kthehet në zonë të kuqe. Kryebashkiaku i emëruar i Gjirokastrës, Flamur Golemi, është përgjegjësi numër një për këtë kolaps.

Ai për interesat personale të rilindjes organizonte aktivitete kulturore dhe politike, duke mos pyetur fare për sigurinë e shëndetit publik.

Golemi e ekspozoj qytetin ndaj virusit. Gjirokastritët tashmë duhej të paguajnë çmendurinë e injorantit. Ky është shërbimi më i keq që një idiot (me kuptimin e plotë të fjalës) i ka bërë qytetit të Gjirokastrës“, shkruan Skuqi.

Kujtojmë se deri dje Gjirokastra ishte një zonë e gjelbër, ndërsa aktualisht pavarësisht se është shpallur zonë e gjelbër nuk respektohet asnjë masë e protokollit anti-Covid.

golemi2

Artikulli paraprakHunmb jetën nga Covid-19 një 33-vjeçare pa sëmundje shoqëruese
Artikulli tjetërGjoba e maskës do ju duket ‘lule’, ja sa do të paguani po ju ndaluan pas orës 22:00 në rrugë