Përgjimet e publikuara nga BILD, ku anëtarët e një grupi kriminal që merret me trafikun e drogës ishin në qendër dhe jepnin urdhra drejtuesve politik dhe deputetëve, ka ngjallur reagime nga më të shumtat. Gazetari Armand Maho shkruan në rrjetin social facebook se përgjimet nuk janë vetëm ato që ne kemi dëgjuar.
Postimi i plotë
Kutia e pandorës në 700 CD-të e Shijakut!
Per ta kuptuar me mire alarmin e Ulsiut, Balles, Baba Takut, apo dhe ate urdher absurd te prokurorise duhet te kemi parasysh se ato 700 CD permbajne krysisht biseda dhe takime qe skane te bejne dhe aq me trafikun e droges, se sa me biseda si ato qe degjuam nga publikimi i Bild.
Nje miku im qe punon tek antidroga dikur me ka pas treguar rangjet e larta, pra ata qe merren me trafik nderkombetar droge, nuk bejne biseda ne telefon, dhe kur i bejne kane telefona jashtezakonisht te sigurt qe kushtojne mbi 1800 € pa numra por me kontrata te posacme qe i paguajne deri ne mijra euro te tjera ne muaj, per te cilat eshte shume e veshtire te kene qasje dhe sherbimet me te sofistikuara boterore.
Gjeja e pare qe kerkon ortakeria e trafiqeve eshte telefoni dhe siguria e tij. Por ne rastin se kesaj dosje, trafikantet kane folur te qete me telefona cfaredo, madje jane kujdesur qe te ekspozohen sa me shume sidomos kur ka qene fjala per zgjedhjet apo favore pushteti.
Drejtesine e kane kapur, kush do mund ti ndalonte tashme. Ose nuk e kane konsideruar fare krim, ose e kane bere qellimisht, duke e ditur qe jane nen pergjim. Ne ato 700 CD mund te jete kushdo, qe ka nje post zyrtar apo qeveritar, dhe kjo i ka turbulluar se tepermi Rilindasit!
Vete Rama ka preferuar te heshte prej dy ditesh, ndersa terbimi qe vjen nga frika u duk qarte me daljen e menjehershme te Ulsiut i cili nuk merrej me krimin qe pasqyronin ato pergjime, por me “rrjedhjen e sekretit hetimor”! Me shume se sekret hetimor ato pergjime jane interes publik per te mesuar se si shperdorohen taksat tona.
Se si e gjithe kasta drejtuese e nje qarku vihet nen urdhrat e krimit te organizuar. Se si trafikantet dhe malavita vendosin manekinet e tyre, duke na diktuar me perdhune te ardhmen qe duan ata si te jete, dhe jo te ardhmen qe duam ne per femijet tane.
Prandaj dhe terbimi i Ulsiut dhe ulsinjve eshte i kuptueshem. Ato CD jane kutia e pandores e cila po u hap do te shkaterronte eldoradon te cilen ata me aq mund e fituan ne aleance me qelbesirat ne vitin 2013. Prokuria as nuk mund ti shkaterronte (per hetimin ishin ne dijeni dhe sherbimet partnere) e as nuk mund ti zbardhte…. prandaj u lane aty te paprekura.
Brenda atyre CD-ve ajo e dinte se si ishte ndertuar eldoradoja e Rames, Balles, Frrokajve, Ndokave, Rosheve, Spiropaleve, Bejqeve, Ahmetajve e dreqin me te birin qe solli rilindja. Brenda atyre CD-ve ndodhet nje realitet qe eshte shnderruar ne makth per kete popull.