Gazetari “zhvesh lakuriq” Edi Ramën: Është demagog dhe sundues autoritar

Kryeredaktori i gazetës “SOT”, njëherësh gazetar i politikës, Rigels Seliman ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Athinë. Përmes një shënimi në rrjetet sociale, gazetari Seliman teksa “zhvesh lakuriq” Edi Ramën, akuzon kryeministrin shqiptar se është demagog dhe sundues autoritar.

“Mitingu i kryeministrit Edi Rama në Athinë, nuk ishte gjë tjetër veçse një mbledhje e Asamblesë Kombëtarë të Partisë Socialiste. Rama sot është ‘sundues’ i një regjim të kalbur dhe të korruptuar deri në palcë. Të gjithë e pamë dje, ku administrata e bashkive dhe shtetërore zhvilluan një ekskursion në Athinë. Dhe ky është një rast i qartë i shpërdorimit të pozitës së kryeministrit për qëllime partiake dhe abuzive, duke shkuar me gjithë armatën e punonjësve të shtetit në një miting, që shumë bukur mund ta kishte bërë tek Pallati i Kongreseve në Tiranë. U pa qartë Edi Rama e kishte të vështirë të mbushte sallën “Christmas Theater” në stadiumin “Galatsi. Kështu që në kushtet kur thuajse 1 milionë shqiptarë që jetojnë në Greqi e braktisën atë, kryeministri Edi Rama zgjodhi që të merrte me vete administratën, për të treguar se ka mbështetjen edhe në diasporë. Por jo, Rama tashmë është braktisur dhe është çmenduri që të mendosh e besosh se shqiptarët që kanë zgjedhur të largohen nga Shqipëria për shkak të papunësisë, situatës ekonomike dhe politikave regresive, të shkojnë dhe t’i bashkohen tallavës së kryeministrit shqiptar. Mitingu i Athinës na tregoi se Edi Rama nuk është një tjetër veçse një demagog dhe sundues autoritar”, shkruan kryeredaktori i gazetës “SOT”, Rigels Seliman.

Exit mobile version