Eksponentë të lartë të mazhorancës. Janë përfshirë 2 grupe kriminale. Duke folur për ngarkesën rekord prej 613 kilogram kokainë të kapur në portin e Durrësit, gazetarja Klodiana Lala thotë se flitet që biznesmeni Arbri Çekaj ka lidhje me eksponentë të lartë të mazhorancës. Sipas Lalës, kemi të bëjmë me një kartel të mirëfilltë, ndërsa pas kapjes së ngarkesës me vlerë 160 milion euro ka gjasa të ketë edhe përplasje mes bandave. Lala shtoi se në transportin e kësaj ngarkese janë përfshirë 2 nga 41 grupet kriminale për të cilat ka folur ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Deklarata e Lalës në “News24”:
Nga hetimet e prokurorisë së bashku me policinë ka rezultuar që droga ka ardhur në pjesën e pasme të kontenierit jo në banane. Droga është nisur nga kokaina. Me ndihmën edhe të partnerëve janë marrë informacione që kishte drogë por nuk dihej që sasia ishte kaq e madhe. Më pas ndërhyri policia dhe arrestoi shoferin dhe më pas është arrestuar edhe Donaldo Lushaj, menaxher i kompanisë. Pjesën më të madhe Çekaj banonte në Gjermani, edhe duke u marrë me bizneset e tij. Ka patur edhe dyshime të mëparshme. Flitet për lidhjet e tij me eksponent të lartë të mazhorancës së sotme. Kapja e kësaj sasie të madhe kokaine tregon vetëm një fakt që Shqipëria është shndërruar në një koridor të madh droge. Në pakot e drogës janë të vendosura edhe disa numra që janë kode për persona që do të merrnin pakot. Janë pako të ndryshme që do t’i shkonin karteleve të ndryshme. Do të shkonin në Maminas dhe më pas do t’i kalonin grupeve të ndryshme në BE. Kemi të bëjmë me një kartel. Në momentin që kapet ngarkesa, fillojën grupet kriminale të përplasen me njëri-tjetrin. Ata kanë investuar shuma të mëdha parash për ta sjellë. Vetëm për ta blerë me shumicë shkon diku te 15 milion euro. Janë të përfshirë dy nga ato grupet që zoti Xhafaj ka deklaruar se janë pjesë e 41 grupeve. Ka dhe një detaj interesant që dyshohet se janë përfshirë edhe disa shtetas të huaj. Po shihet nëse këta kanë lidhje dhe cilat janë lëvizjet e tyre në Shqipëri.