Gazetarja: Klevis Balliu, “non grata” nga Britania

sh-deputeti Klevis Balliu do të jetë në listën e re me personat e shpallur “non grata” nga Mbretëria e Bashkuar.

Këtë gjë e bëri të ditur gazetarja Anduena Llabani në emisionin e Erla Mëhillit.

Teksa kishte përballë Balliun, Llabani i tha atij se i ka lexuar emrin në listën që pritet të vijë nga ambasada britanike, ku ka edhe biznesmenë dhe politikanë.

Ish-deputeti mbeti i habitur dhe e kaloi këtë deklaratë me një buzëqeshje.

“I vetmi presion i SPAK-ut është faktori ndërkombëtar. Ti sot në SPAK, ke struktura të reja që janë ngritur me vendet partnere evropiane, bashkëpunim, shkëmbim informacioni, janë ngritur grupe të reja, s’ka qenë më parë kjo gjë. Ti ke ambasadën amerikane që ka koordinatorët e saj pranë SPAK-ut dhe kërkon informacion për të gjitha çështjet që kanë lidhje me personat që janë shpallur në listën e zezë. Meqë ra fjala, ka fjalë që jeni dhe ju zoti Klevis në një listë të re që do të vijë shumë shpejt nga ambasada britanike. Ka një listë të re që pritet të vijë nga ambasada britanike, ku flitet që ka emra biznesmenësh, politikanësh dhe tani u kujtova zoti Balliu që aty dëgjova dhe mbiemrin tuaj”, theksoi gazetarja.

Exit mobile version