Gazetarja nxjerr listën: Të afërmit e Ergys Agasit në pozicione drejtorash

Emri i Ergys Agasit u bë i njohur në media pas intervistës së ishzv.ministri Arben Ahmetaj për televizionin italian, Rai3. Ahmetaj ngriti akuza të forta për kryeministrin Edi Rama dhe lidhjet që ai pretendon se Rama ka me krimin e organizuar. Sipas tij këto lidhje koordinohen nga Ergys Agasi. Ky i fundit sipas tij është i vendosur në Durrës, pranë klanit mafioz në atë qytet.

Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë në Facebook listën sipas saj të emërimeve të familjarëve që Ergys Agasi ka emëruar në pozicione drejtorash në shtet.

POSTIMI I PLOTË:

Emerimet e Ergys Agasit ne Durres:

Xheni Beqaj (kunati i Fatmir Troplinit) – Drejtor i Targave dhe Patentave;

Gerti Hoxha (djali i halles se Ergys Agasit)- Drejtor rajonal i OSHEE-se per Qarkun Durres

Arsen Agasi (djal i xhaxhait te Ergys Agasit) shef i AKU per Portin;

Klesti Cela, kunati i Agasit – Drejtor ASHK Tirana Rurale

Lista eshte me e gjate do ta perditesoj pasi te bej verefikimet
ps. Statusin e bindur qe sdo e shperndaje askush, sepse dhe statusin e pare pasi e hodhen portale te ndryshme e fshine me pas. Naten e mire miq. Nje Gjush i 339 bie, mijera ngrihen!

Në reportazhin investigues të televizionit italian Rai3 thuhet se Ergys Agasi është një biznesmen nga Durrësi, djali i një ish-deputeti socialist, përveç të tjerash pronar i një kompanie që prodhon cigare dhe që merret me logjistikë. Nuk ka qenë kurrë i dënuar apo i hetuar për lidhje me mafian shqiptare, por shpesh mediat kanë folur për lidhje të tij me anëtarë të grupeve kriminale si për shembull narkotrafikantin Xhevdet Troplini.

Agasi bën koordinatorin dhe pastaj ai i përdor për zgjedhjet. Ku i takon Rama? I takon edhe në zyrën e tij, në zyrën e mbledhjeve që ka në selinë e qeverisë. Unë nuk kam marrë pjesë sepse nuk kam pranuar kurrë të përfshihem. I kam parë pothuajse të gjithë. Personazhe nga Dibra, Durrësi, Elbasani… Po. Kapo të mafias” – shprehej Ahmetaj në rrëfimin për RAI3.

Exit mobile version