Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin “Real Story” në “Neës 24” tha se hetimi nuk mund të quhet i përfunduar vetëm me faktin se kemi një person të arrestuar Redjan Rrajan.
Lala tha se hetimi mund të quhet i përfunduar vetëm kur të gjenden personat që kanë urdhëruar vrasjet. Ajo theksoi se ky atentat u zhvillua në kohën e tensioneve politike, kur kryeministri e zv. kryeministri bënë deklarata publike, në një çështje të prokurorit, i cili arrestoi ish-kreun e Kadastrës Durrës Liridon Pula.
“Këtu nuk diskutohet për Arion Ndojin. Ndojit ia ka bërë vettingun plumbi. Ky hetim do të ishte i mbyllur, kur të kemi prapa hekurave, kur të kemi në burg porositësin. Kujtojmë se ky atentat është bërë në kohën që ndaj prokurorit janë lëshuar akuza publike nga kryeministri dhe zv. kryeministri.
Pastaj se çfarë ka dashur Ndoji në një makinë me një kriminel këtë duhet ta thotë ai në vetting. Unë mendoj se nëse nuk vihen prapa hekurave porositësit, mendoj se është një hetim i dështuar. Duhet që të merren të gjitha dëshmitë e personave të dyshuar dhe që ata mund të nxjerrin emra për urdhëruesit. Kështu duhet të hetohet”, tha Lala.