Qytetarë të shumtë janë vendosur në rreth-rrotullimin e Plepave në Durrës, duke bllokuar qarkullimin aty. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi dhe ish-deputeti Oerd Bylykbashi, janë mes protestuesve.
Bardhi, i pyetur nga gazetarët se, sa do të zgjasë kjo formë proteste, nuk dha një afat. “E vendosin qytetarët”, deklaroi ai.
Bardhi është shprehur se, opozita dhe qytetarët janë të vendosur t’i shkojnë deri në fund aksionit të tyre.
Sipas tij, shqiptarët nuk do të lejojnë krimin të vendosë për ta, ndërsa shtoi se ata janë ngritur në këmbë në mbrojtje të demokracisë.
Shqiptarët janë ngritur në këmbë në mbrojtje të demokracisë dhe për zhvillimin dhe mirëqenien e tyre”, u shpreh Bardhi.
I pyetur nëse do ketë tolerime në kalimin e mjeteve të urgjencës, Bardhi u shpreh: Sigurisht që po.
Protesta me bllokime aksesh po zhvillohen edhe në Tiranë, Fier, Milot, Elbasan.
Opozita kërkon larimin e kryeministrit Edi Rama, si kusht i panegociueshëm për përgatitjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.