Për herë të parë Gazment Bardhi i është bashkuar protestës së Rithemelimit duke shkuar poshtë shtëpisë së Sali Berishës ku ndodhet në arrest shtëpie për aferën Partizani. I ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report Tv ishte gazetari Poli Hoxha i cili tha se Bardhi me këtë vendim është pozicionuar.
“Nga takimi me Escobar vjen dhe përfundon poshtë ballkonit të Berishës. U pozicionua. Për Bardhin nuhata diçka, kam frikë se do fillojë sërish nga e para që ne jemi të bashkuar jemi me opozitën por nga ana tjetër jemi me SHBA. Sot bëri akt. Nuk ishte puna se shkoi thjesht poshtë asaj dritareje, por i dha mbështetje një personi të shpallur non grata nga SHBa, nën hetim për korrupsion, i dha përkrahej një njeriu që hetohet nga spak për një nga akuzat për të cilat është shpallur non graka. Bardhi u pozicionua”, tha ai.
Por megjithatë pozicioni i Sali Berishës për Hoxhën mbetet i njëjti.
“Çbëri bunkeri me 100 veta, apo me 120 veta pas hyrjes së Bardhit. Bunkeri që është metafor e izolimit ndërkombëtar perëndimor, bunker mbetet. Sado njerëz të futen në atë bunker ai do të ngelet po në atë status quo ku ishte para dy vitesh”.