Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Tiranë, Gazment Koduzi, ka publikuar një video-mesazh ku prezanton një ndër propozimet më thelbësore të programit të tij: reformën në sistemin shëndetësor, me qëllim vendosjen e modelit gjerman të sigurimeve shëndetësore në Shqipëri.
Sipas Koduzit, 13% e familjeve shqiptare bien në varfëri për shkak të pagesave nga xhepi për shërbime mjekësore, çka është e papranueshme për një vend që aspiron standarde europiane. Ai propozon një sistem ku çdo qytetar të jetë i pajisur me kartën universale të sigurimeve shëndetësore, dhe vetë qytetari të vendosë ku shkojnë kontributet e tij.
“Ky është parimi ‘paraja ndjek pacientin’ – qytetari paguan, qytetari vendos!”, – u shpreh Koduzi në video-mesazh.
Kandidati i Koalicionit Euroatlantik nuk kurseu kritikat për qeverinë aktuale, duke deklaruar se vota për Edi Ramën është votë për status quo-në, ndërsa vota për numrin 4, është votë për ndryshim real dhe për përfitime konkrete për qytetarët.
Postimi i plotë i Gazment Koduzit:
Ne do i japim fund pagesave nga xhepi që shtyjnë 13% të familjeve shqiptare të bien në varfëri!
Çdo qytetar do të jetë i siguruar dhe me kartën universale të sigurimeve shëndetësore në dorë, ai vendos se ku do i çojë kontributet e tij – sipas modelit gjerman – Bismarck!
Ky është parimi “paraja ndjek pacientin”!
Qytetari paguan, qytetari vendos!
Kush voton Ramën, vendos të nxjerrë shokët e tij nga 313!
Vetëm kush voton Nr.4 voton për të mirën e tij dhe të Shqipërisë!