Gazment Koduzi: Qytetarët meritojnë të zgjedhin vetë përfaqësuesit e tyre në Parlament

Gazment Koduzi: Qytetarët meritojnë të zgjedhin vetë përfaqësuesit e tyre në Parlament

Në prag të zgjedhjeve parlamentare, Gazment Koduzi, kandidat i Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Tiranës, ka dhënë një deklaratë të fortë që sfidon praktikën aktuale të listave të mbyllura të partive kryesore. Ai ka theksuar rëndësinë e demokracisë së drejtpërdrejtë dhe të përfaqësimit real të qytetarëve në Kuvendin e Shqipërisë.

“Kjo është demokracia!” – deklaroi Koduzi, duke shtuar se Koalicioni Euroatlantik ofron një alternativë të vërtetë për qytetarët shqiptarë, ku ata kanë mundësinë të zgjedhin vetë deputetin që duan t’i përfaqësojë, dhe jo thjesht të miratojnë listat e vendosura nga kryetarët e partive.

Duke kritikuar qasjen e dy forcave politike, të cilat ndryshuan Kodin Zgjedhor për të mbyllur listat dhe për të centralizuar përzgjedhjen e kandidatëve, Koduzi theksoi se kjo praktikë e privon qytetarin nga një e drejtë themelore demokratike.

Koment i plotë nga Gazment Koduzi:

“Ne ju ofrojmë qytetarëve shqiptar mundësinë që të zgjedhin vetë Deputetin që duan t’i përfaqësojë në Parlament! Kjo është demokracia! Ndryshe nga dy forcat e tjera politike që ndryshuan Kodin zgjedhur duke mbyllur listat dhe detyruar qytetarët të votojnë deputetët që i cakton Kryetari!”

#gazmentkoduzi
#votonr4kea

Exit mobile version