Gaztori i Portokallisë me makina 42 mijë euro, nuk më plas fare për ju, e dua lali Erin…

Aktori i “Portokalli”, Gaz Paja, prej kohësh është pozicionuar hapur në krah të Rilindjes dhe është shumë aktiv në eventet propagandistike të Edi Ramës dhe Erion Velisë.

Paja, ose siç njihet edhe si “Gazi i Portokallisë”, madje u pozicionua fare hapu edhe kundër kolegëve të tij për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Herën e fundit ai u fokusua nga kamerat gjatë zhvillimeve të kongresit të PS-së në sheshin “Nënë Tereza”, duke u zgërdhirë dhe qeshur, ndërkohë që Edi Rama sulmonte kundërshtarët politik e mediatik me një fjalor rruge dhe premtonte njëkohësisht, se do të shembte jo vetëm teatrin por edhe Galerinë e Arteve dhe Muzeun Historik.

Për këtë pozicionim partizan, Paja ka folur edhe në emisionin, “Ftesë në Pesë” të Bieta Sulo, duke flakur modestinë kur deklaroi se kishte zgjedhur që të ishte pjesë e historisë me Lali Erin dhe Rilindjen.

“Unë nuk kam asnjë letër të asnjë partie dhe nuk mendoj se do kem ndonjëherë. Unë thjesht mendoj që ky djali (Lali Eri) bashkë me skuadrën e tij do hyjnë në histori dhe unë kam qejf të jem pjesë e historisë. Kaq! Pra të ndihmoj në zhvillimin e Tiranës. Se çfarë thonë pastaj, jo është i politizuar apo jo, kjo nuk është e vërtetë. Kush do e beson dhe lë të vijë të ndjekë punën time artistike, të cilën e adhuroj dhe për të cilën paguhem, kujt nuk i pëlqen kjo nuk më plas fare”, deklaroi me seriozitet. Gazi i Portokallisë.

Gjithashtu ai ka folur edhe për makinën e tij “modeste” të parkuar para Teatrit Kombëtar, pikërisht në vendin ku kolegët e tij për më shumë se një vit po e mbrojnë nga Rama e Lali Eri që kanë në plan ta shembin, për të ndërtuar 7 kulla.

“Makina në teatër atë natë ka qenë si çdo natë të provave, që ne aktorët e veprës parkojmë aty. Pra aty ishte makina e teatrit, ishte makina e Visjanit, ishte makina ime, më duket se edhe e Laurës. Kështu që ishin dy-tre makina. Këto zonjat apo zotërinjtë që donin të merreshin me makinën time, u morën se ndoshta iu pëlqeu…” tha për këtë çështje Gazi. Brenda kësaj teme ai ka zbuluar edhe çmimin e vërtetë të makinës që përdor.

“Ka kushtuar plot 42 mijë euro…Kam shkuar si gjithë shqiptarët në një koncensionar, kam kërkuar ta marr me këste dhe e kam marrë me këste”, tha gaztori i Portokallisë.

gaz paja

Exit mobile version