Në hapje të protestës së emigrantëve, organizatori Genc Sejko, i njohur ndryshe si “Njeriu Meme”, u shpreh se, pushteti u mundua të frikësojë qytetarët, por nuk ia doli, pasi qytetarët i ka poshtë zyrës së tij.
Sejko tha se, Kryeministri u garantoi protestë ekstremistëve grekë, por ua mohon patriotëve shqiptarë.
‘Ka qenë gjithmonë besimi im, se nëse ke një pështje të drejtë, mund të qëndrosh edhe vetëm, pak rëndësi ka sesa veta janë. Dje ata i dhanë një sinjal qytetarëve, se Diaspora nuk do të protestojë para Kryeministrisë, sepse nuk iu dha leje. Z.Kryeministër, nuk kërkuam leje. Ju garantuat protestën e ekstremistëve grekë dhe kërkuat të ndalonit protestën e patriotëve shqiptarë. Ju thatë se nuk do të ketë protestë, por ne jemi këtu.
Me bashkëatdhetar nga e gjithë diaspora diskutauam të vinim këtë, kundër kësaj arrogance përballë popullit të vet. Jemi këtë për të gjitha kauzat, nga Tetari Kombëtar, banorët e Astirit, minatorët, ish-të përndjekurit e deri tek studentët’, tha Sejko, ndërsa i falënderoi të gjithë për pjesëmarrje dhe paralajmëroi se protesta do të vazhdojë.