Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri ka reaguar pas bërjes publike të ‘programit’ qeverisës për 4 vitet e ardhshme, por dhe për deklaratën e kryeministrit Rama se qeveria e tij ka bërë rritjen më të madhe të pagave në histori.
Në reagimin e tj Tomorroi nxjerr bllof Ramën duke nxjerrë shifrat reale të rritjes së pagave në vend, të cilat rezulton që për 8 vite të jenë rritur vetëm 23.4%, ndërkohë që në qeverinë Berisha u dyfishuan.
Postimi i Tomorrit
Nisa te lexoj me kersheri programin te saposhpallur qeverises per 4 vitet e ardhshme. Prisja te gjeja cdo gje aty, premtime te fryra, zotime qe nuk do te realizoheshin asnjehere etj. Por nuk ma merrte kurre mendja qe do te gjeja dhe genjeshtra zyrtare, brenda ne nje program qeverie.
Ne nje nga paragrafet e programit shkruhej me te madhe: “Ne 8 vitet e fundit, paga minimale, paga mesatare dhe paga e punonjesve te shtetit ka njohur rritjen reale me te madhe ndonjehere”.
Ai qe ka shkruar kete fjaline eshte ose injoranti me i madh i statistikave zyrtare, qe prodhon vete qeveria ose nje mashtrues i pacipe i kalibrit boteror. Gjithmone duke perdorur metrin e qeverise.
Ne vitin 2005, paga zyrtare ne sektorin shteteror ishte, sipas Instat, 26 800 leke. Ne fund te vitit 2013, paga mesatare ne shtet arriti ne 52 150 leke. Pra ne 8 vitet e qeverisjes se Partise Demokratike paga mesatare ne shtet u rrit me 94.5 per qind ne terma nominale. Gati eshte dyfishuar. Tek rritja reale do kthehem me vone. Vazhdojme.
Ne vitin 2013, paga mesatare ne shtet ishte 52150 leke sic thame me lart. Ne fund te vitit 2020, paga mesatare ne shtet arriti ne 64 389 leke. Pra ne 7 vjet te qeverisjes socialiste paga mesatare ne shtet eshte rritur me 12 239 leke ose 23.4 per qind.
Per ta thene me thjeshte Berisha i dyfishoi pagat ne shtet gjate 8 viteve qe qeverisi, ndersa Rama i rriti me 23.4 per qind gjate 7 viteve qe ka qeverisur.
Tani te kthehemi tek pagat reale, te pastruara nga rritja e cmimeve. Ne periudhen 2006-2013 paga reale ne shtet u rrit me 46.4 per qind ose mesatarisht 5.8 per qind ne vit. E thene me thjesht punonjesit e shtetit, gjate qeverisjes se PD-se jane pasuruar me 5.8 per qind ne vit vetem per shkak te pages. Berisha kete pune dinte ta bente mire se ishte e vetmja menyre se si i fitonte zgjedhjet.
Ne periudhen 2013-2020, paga reale eshte rritur me 9.8 per qind ose mesatarisht 1.4 per qind ne vit. E thene serish me thjesht punonjesit e shtetit gjate qeverisjes se Edi Rames jane pasuruar me 1.4 per qind ne vit per shkak te pages. Tani se si mund te jete 1.4 per qind rritja me e madhe ne histori e di vetem ai qe e ka shkruar. Po po. Futeni dhe taksen progresive brenda ne llogari po deshet. Prape eshte shume larg.
Megjithate, nuk eshte tragjedi te mos i rrisesh pagat ne shtet. Apo t’i kesh rritur me pak se paraardhesi. Sepse nje qeveri mund te kete arsye, do te konsolidoje financat publike, do te vendose nje ekuiliber me te mire pagash mes privatit dhe publikut. Por tragjedi eshte te genjesh, edhe ne dokumentin me te rendesishem zyrtar te nje qeverie, programin e saj. Kur programi ka genjeshtra per ato qe kane ndodhur, merret lehte me mend sa do besueshme jane premtimet per te ardhmen.
Ne fund, kam dhe nje dileme te cilen sado perpiqem, nuk e zgjidh dot. Per cfare i duhet programi qeverises kesaj qeverie? Keta i fitojne zgjedhjet edhe pa program. Pse duhet t’i hapin pune vetes me genjeshtra kot?