Genoa rikthen Milanin me këmbë në tokë

Milan rikthehet me këmbë në tokë. Kuqezinjtë pësuan një humbje të rëndë nga Genoa, që triumfoi 3-0 në “Marassi” në një ndeshje ku kuqezinjtë mbajtën më shumë topin në qarkullim, por vuajtën golin e pësuar mjaft shpejt. Vendasit që kishin humbur deri në fundjavë, arritën të kalonin përpara që në minutën e 11-të me Ninkovicin.
Milani u vu në kërkim të golit të barazimit, por mosgjetja e tij ndikoi dhe psikologjikisht te kuqezinjtë që në minutën e 56-të mbetën me 10 vetë pas daljes me të kuq të Luca Bantit. Gjithsesi Genoa mundi të mbyllë ndeshjen vetëm në minutën e 80-të, kur Kucka harroi se kishte ndryshuar fanellë dhe gabimisht e dërgoi topin në rrjetën e tij duke i bërë një dhuratë ish-skuadrës së tij.
Rezultati përfundimtar u vulos nga Pavoletti që në të 86-tën mposhti për herë të 3-të Donnaruma.
Humbja e pësuar ngjit Genoan në renditje, ndërsa Milani mbetet në kuotën e 19-të pikëve.

Exit mobile version