Gentian Gaba: “Nuk e kanë me Ramën, por me SPAK-un dhe SHBA-në”

Anëtari i kryesisë së PD, Gentian Gaba, në një reagim në rrjetin social facebook shprehet se shfaqja korridoreve të Kuvendit nuk bëhet kundër Edi Ramës, por kundër SPAK-ut dhe SHBA-së.

Gaba thotë se Rama me zemër është me ta, mirëpo e ka të pamundur t’i ndihmojë përballë SPAK-ut dhe SHBA-ve.

Po ashtu, ai shprehet se një ndër gurët e dominosë që do rrëzojë SPAK-u, do jetë Edi Rama.

Statusi i plotë i Gentian Gabës:

“Pupacët që ngjiren korridoreve të Kuvendit dhe xhepistat e qeverisë më të korruptuar në Europë, paskan nisur shfaqejn e radhës të teatrit të absurdit. Sigurisht nuk e kanë me njëri-tjetrin, por me SPAK.

Me zemër, edhe Rama do të donte të ishte pjesë e lojërave të luftës në korridoret e kuvendit. Kryeministri, që hiqet si “dashnor” i madh i drejtësisë, e pengoi SPAK përmes krjimit të OFL-së në 2020-ën, një hile e posaçme për ta çuar në kolaps veprimtarinë e prokurorisë me mbingarkesë dosjesh, në mënyrë të tillë që të mos kishte arrestime të të korruptuarve me të cilët qeversië përpara zgjedhjeve të 2021-shit. Rama do ishte me zemër aty sepse në janar të këtij viti e humbi edhe shansin për të ndërhyrë në punët e SPAK, kur SHBA-të e hodhën tuç përpjekjen e tij për të sabotuar zgjedhjen e Dumanit në krye të prokurorisë speciale. Gurët e dominosë kanë nisur të bien, njëri prej tyre do jetë ai i Ramës, fatura e të cilit është më e rënda. Fatkeqësisht kjo nuk po ndodhë përmes fuqisë së qytetarëve, të cilëve u është hequr çdo mjet kontrolli mbi politikën, por përmes drejtësisë, që falë investimit të partnerëve, ka nisur të sillet si pushteti i tretë që Shqipëria meriton.”

FB IMG 1698832339274

Artikulli paraprakQëlloi me grusht deputetin, PS kallëzon penalisht Bledjon Nallbatin
Artikulli tjetër“Çfarë kam bërë? Pse më ke përjashtuar”/ Gazment Bardhi përplaset me Lindita Nikollën tek dera e selisë së Kuvendit