Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Fier, Gerard Komini, ka zhvilluar një takim me banorët dhe fermerët e zonës së Cakranit, ku ka theksuar rëndësinë e rikthimit të shtetit pranë qytetarëve dhe jo kundër tyre.
“Në tregun e Cakranit ndihen më fort realitetet e jetës së përditshme – aty ku mungon mbështetja, tregu i rregulluar dhe vëmendja institucionale për fermerët tanë,” është shprehur Komini.
Ai nënvizoi se programi i Koalicionit Euroatlantik ka në qendër fermerin, prodhimin vendas dhe zhvillimin rural.
“Nuk premtojmë mrekulli. Premtojmë përkushtim, angazhim dhe zgjidhje konkrete – më shumë subvencione, më pak burokraci dhe më shumë tregje për prodhimin shqiptar,” tha ndër të tjera kandidati.
Komini kërkoi mbështetjen e qytetarëve të Fierit në zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se ndryshimi nis nga zonat ku është ndjerë më shumë braktisja.
#VotoGerardKomini
#Voto4
#KoalicioniEuroatlantik
#FieriMeritonMëShumë
#FermerëtNëQendër
#11Maj2025
Postimi i plotë:
Sot në tregun e Cakranit, aty ku ndihen më fort realitetet e jetës së përditshme.
Biseduam me qytetarë që jetojnë me mund, me dinjitet, por që meritojnë më shumë. Më shumë mbështetje për bujqësinë, më shumë tregje të rregulluara, më shumë shtet pranë tyre, jo kundër tyre.
Ne nuk premtojmë mrekulli, por garantojmë përkushtim dhe zgjidhje konkrete nga programi ynë.
#VotoGerardKomini #Voto4
#ShqipëriaMeritonMëShumë #FieriMeritonMëShumë
#Cakrani #Fieri #QarkuFier #NdryshimiNisNgaFieri
#Fermerët #Bujqësia #KohaPërNdryshim