Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Fier, Gerard Komini, ka ndarë një histori prekëse nga takimet e tij me qytetarët gjatë fushatës. Ai rrëfen një bisedë me një zotëri të moshuar, i cili i shprehu me ironi të hidhur zhgënjimin e mbledhur ndër vite, duke i thënë: “Ti deputet? Jo jo, nuk e bën dot ti, e bëjnë ata që dinë të marrin për vete, nuk të lënë këta”.
Ky moment, siç shprehet Komini, mbart gjithë lodhjen dhe zhgënjimin e një brezi që ka parë shumë padrejtësi, por në fund i dha edhe besimin dhe shpresën për ndryshim.
Në këtë frymë, Komini angazhohet për një sërë masash konkrete në mbështetje të pensionistëve, duke theksuar nevojën për:
Rritjen e pensioneve minimale,
Indeksimin e tyre për të ruajtur fuqinë blerëse,
Shëndetësi të subvencionuar dhe akses më të lehtë në barna,
Heqjen e taksave për pensionistët me të ardhura të ulëta,
Mbështetje financiare për të moshuarit që jetojnë vetëm,
Nxitjen e jetës aktive dhe sociale për të moshuarit.
“Një brez që ka sakrifikuar aq shumë nuk kërkon shumë. Kërkon dinjitet. Dhe këtë, ne do ta bëjmë realitet,” përfundon Komini, duke u bërë thirrje qytetarëve të votojnë Koalicionin Euroatlantik, më 11 maj, me numrin 4.
Postimi i plotë:
Në Fier pata një takim që më bëri të mendoj gjatë.
Një zotëri i moshuar, që e takova rastësisht, më foli me zemër: “Ti deputet? Jo jo,nuk e bën dot ti, e bëjnë ata që dinë të marrin për vete, nuk të lënë këta”, me një ironi të hollë nga ku ndihej zhgënjimi i akumuluar ndër vite.
Një fjali e thjeshtë, por që mbart gjithë lodhjen dhe zhgënjimin e brezave që kanë parë gjithçka…
Megjithatë, në fund më dha besimin e tij, dhe bashkë me të, shpresën se ndryshimi është i mundur.
Për ta, për brezat që sakrifikuan aq shumë, unë angazhohem që:
• Të rrisim pensionet minimale që askush të mos jetojë me varfëri.
• Të indeksojmë pensionet që të mbrohet fuqia e tyre blerëse.
• Të ofrojmë shëndetësi të subvencionuar dhe akses të lehtësuar në barna.
• Të mbështesim jetën aktive dhe sociale të të moshuarve.
• Të heqim taksat për pensionistët me të ardhura të ulëta.
• Të japim ndihmë financiare për ata që janë vetëm.
• Të rikthejmë respektin dhe vlerësimin që u takon me të drejtë.
Ata nuk kërkojnë shumë.
Kërkojnë dinjitet.
Dhe këtë ne do ta bëjmë realitet.
Voto Gerard Komini!
#ShqipëriaMeritonMëShumë #FieriMeritonMëShumë
Voto 4️⃣ më 11 maj!