Gerard Komini: Te partitë e tjera, voton dikë e të del dikush tjetër, te Koalicioni Euroatlantik zgjedhin qytetarët

Gerard Komini, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun Fier, ka reaguar përmes një mesazhi të drejtpërdrejtë ndaj mënyrës se si funksionojnë listat zgjedhore në partitë tradicionale. Ai ka kritikuar hapur sistemin ku, sipas tij, qytetarët votojnë një emër, por në Kuvend shkon dikush tjetër – për shkak të vendimeve të kryetarëve të partive.

Komini thekson se kjo nuk ndodh te Koalicioni Euroatlantik, ku listat janë të hapura 100% dhe përfaqësuesit zgjidhen me votë të drejtpërdrejtë nga qytetarët.

Sipas tij, përfaqësimi i ndershëm dhe larg pazareve politike është thelbi i ndryshimit që ai dhe Koalicioni Euroatlantik po propozojnë për Fierin dhe për Shqipërinë.

Postimi i plotë i Gerard Kominit:

Te partitë e tjera voton një… dhe del dikush tjetër. Deputetin ta vendos kryetari.
Te Koalicioni Euroatlantik, voton Gerard Kominin dhe merr deputet Gerard Kominin. Listat janë 100% të hapura. Vendos qytetari, jo pazaret.
✅ Voto Gerard Komini 4️⃣ në fletën e votimit
#ShqipëriaMeritonMëShumë #FieriMeritonMëShumë #Voto4

Exit mobile version