Gerard Komini: “Unë nuk kam pushtet, por kam një zë – dhe do ta çoj në Kuvend”

Nëpërmjet një video-mesazhi të drejtpërdrejtë Gerard Komini, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Fierit, iu drejtua qytetarëve të zhgënjyer nga politika e vjetër dhe e konsumuar.

“E kam me ty që je lodhur duke parë të njëjtët politikanë që shfaqen vetëm para zgjedhjeve,” tha Komini në videon e publikuar në rrjetet sociale. Ai theksoi se vota e qytetarit të thjeshtë ka më shumë vlerë sesa të gjitha fjalët e politikës bashkë.

“Unë nuk kam pushtet, por kam një zë. Dhe atë zë do ta çoj në Kuvend për të thënë të vërtetat që shumë i kanë mbytur,” u shpreh ai, duke theksuar se kjo fushatë është për qytetarët që nuk janë pyetur asnjëherë, por që më 11 maj kanë në dorë të vendosin për të ardhmen.

Mesazhi i Kominit është një thirrje për ndryshim dhe një mbështetje për një politikë më të ndershme, më pranë njerëzve dhe larg korrupsionit e fjalëve boshe.

“Më 11 Maj, është radha jote të flasësh. Voto 4 – Voto Gerard Komini!” – përfundon ai.

Video-mesazhi i plotë:

 

Exit mobile version