Gërdeci/ Shkëlzen Berisha paraqitet për të dëshmuar në GJKKO

Shkëlzen Berisha ka mbërritur në GJKKO, ku do të merret në pyetje për çështjen ‘Gërdeci’. Gazetari Ermal Vija raporton se i pranishëm është edhe ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Shkëlzen Berisha, ashtu sikurse i ati, do të përballet këtë të mërkurë në GJKKO. Seanca për çështjen Gërdeci do të mbahet në orën 09:00 dhe do të gjykohet nga gjyqtarja Irena Gjoka.

GJKKO ka thirrur djalin e ish kryeministrit që të dëshmojë lidhur me faksin që Aldo Bumçi i ka dërguar atëherë ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu me shënimin “për Shkëlzen Berishën”.

Ai refuzoi të paraqitet në gjykatë seancën e 14 dhjetorit.

Exit mobile version