Shqipëria renditet e 130-a në botë për humbjet e jetëve njerëzore për shkak të ngjarjeve ekstreme të motit midis 1999 dhe 2018; një nivel më i lartë se vlerësimi i indeksit të një viti më parë. (shifrat përllogariten deri në 2018, duke mos marrë në konsideratë ngjarjen e tërmetit të nëntorit 2019).16
Në të njëjtën periudhë, Shqipëria renditet e 137 në botë për rrezikun global nga ngjarjet klimatike, më e rrezikuara në rajon. Ndërsa, humbjet monetare për këtë periudhë përllogariten rreth 114 mld dollarë, thuajse me dyfishim krahasuar me periudhën 1998-2017.
Këto të dhëna, të publikuara në raportin më të fundit global për Riskun e Klimës 2020, studim i përvitshëm i Global Watch. Rreziku global i klimës, hulumtim i përvitshëm nga Global Watch, është një analizë e bazuar që vendos në dispozicion të dhëna të besueshme për ndikimet e motit ekstrem dhe të dhëna socio-ekonomike të lidhura me to.
Krahasuar me rajonin, Shqipëria është më tepër e rrezikuar; Serbia, Mali i Zi dhe Kosova përllogariten në një nivel më të mirë si në humbje njerëzore, si në humbje monetare.
Indeksi Global i Riskut të Klimës 2020 analizon se në çfarë mase vendet dhe rajonet janë prekur nga ndikimet e ngjarjeve të humbjes në lidhje me motin (stuhitë, përmbytjet, valët e nxehtësisë etj.). Të dhënat më të fundit në dispozicion – për vitin 2018 dhe nga 1999 në 2018 – janë marrë në konsideratë.
Vendet dhe territoret e prekur më së shumti në 2018 ishin Japonia, Filipinet si dhe Gjermania. Për periudhën nga 1999 deri në 2018 Puerto Riko, Myanmar dhe Haiti renditen më të lartat.
Edicioni i 15-të i këtij viti i analizës rikonfirmon rezultatet e mëparshme të Indeksit të Riskut të Klimës: Vendet më pak të zhvilluara janë përgjithësisht më të prekur se vendet e industrializuara.
Sa i përket ndryshimit të klimës në të ardhmen, Indeksi i Riskut të Klimës mund të shërbejë si një ‘flamur i kuq’ për prekshmërinë tashmë ekzistuese që mund të rritet më tej në rajone ku ngjarjet ekstreme do të bëhen më të shpeshta ose më të rënda për shkak të ndryshimit të klimës.
Por valët e nxehtësisë dhe thatësirat e vitit 2018 vërtetuan gjithashtu: vendet me të ardhura të larta ndjejnë ndikime klimatike më shumë se kurrë më parë..39