Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Vlorës, Gëzim Ademaj, ka shpërndarë një mesazh të qartë dhe të prerë në rrjetet sociale, duke u bërë thirrje qytetarëve për të zgjedhur më 11 maj mes dy rrugëve: rruga e politikës së vjetër të frikës dhe pazareve të errëta, apo rruga e një Shqipërie të lirë, të drejtë dhe me dinjitet kombëtar.
Ademaj, i njohur për mbrojtje të kauzës çame, shprehet se nuk pranon më që kjo çështje të mbetet peng i interesave personale apo pazareve nën tavolinë. Ai flet për domosdoshmërinë që Çamëria të rikthehet si pronë e përbashkët e ndërgjegjes kombëtare dhe jo si një kartë politike për përfitime individuale.
Duke vënë theksin te nevoja për t’u ndarë njëherë e mirë nga tranzicioni i tejzgjatur politik, Ademaj nxit qytetarët të besojnë dhe të votojnë për një Shqipëri të njerëzve të ndershëm dhe punëtorë. Ai kërkon një përfaqësim që buron nga populli dhe jo nga marrëveshje në prapaskenë.
Më poshtë, mesazhi i plotë i Gëzim Ademajt, i shpërndarë në profilin e tij:
Çam jam!
11 maji është dita për të zgjedhur:
Ose me Shqipërinë e politikanëve të frikësuar që mbështeten në marrëveshje të errëta.
Ose me Shqipërinë e qytetarëve të lirë që ushtrojnë të drejtën për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre pa ndërmjetës.
Koha për t’u ndarë përfundimisht dhe përgjithmonë nga tranzicioni.
Koha për të flakur tutje pa kthim këtë maskaradë politike. Ku për lekun puthet Çami me grekun.
Ka ardhur koha kur Çamëria të mos vazhdojë më të jetë pronë private por të rikthehet në pronë publike, pronë e interesit kombëtar.
Besoni dhe votoni për Shqipërinë e njerëzve të lirë, punëtorë dhe të ndershëm.
✔️ VOTO NR.4 KOALICIONI EUROATLANTIK
✔️ VOTO GËZIM ADEMAJ
Ne meritojmë më shumë
Çamëria (çamët) meritojnë më shumë
Shqipëria meriton më shumë