Traineri që na çoi në Kampionatin Europian për të parën herë në histori kritikon qeverinë dhe deklaron se do të votojë me 25 prill. Giani De Biasi ishte arkitekti i suksesit më të madh në futbollin shqiptarë, trajneri që drejtojë kuqezinjtë në kualifikimit historik në “Euro2016”.
Ky fakt nuk mjafton për ti shpëtuar vendimit të qeverisë që i kërkon të gjithë ambasadorëve të atij suksesi të dorëzojnë pasaporta diplomatike brenda datës 1 qershor.
Në një lidhje live në “News24”, tekniku italian nuk arrin ta konceptojë këtë vendim, e ka të pamundur ti jap një shpjegim logjik. Nuk mund të ketë më pasaportën e tij diplomatike, por De Biasi si shtetas shqiptarë ka të drejtën të votojë në zgjedhjet e 25 prillit, një të drejtë që me sa duket ka ndërmend ta zbatojë