Giggs para Shqipërisë: Reali të rrijë i qetë për Bale!

Në Spanjë prisnin që Gareth Bale të mos udhëtonte fare drejt Shqipërisë për miqësoren që Uellsi që do të zhvillojë sot në mbrëmje në Elbasan (ora 20:00), pasi ylli uellsian ka pasur probleme fizike këtë sezon dhe do i duhet të bëjë mijëra kilometra para se të kthehet në Madrid.
Megjithatë, trajneri i Uellsit Ryan Giggs nuk ka lëshuar pe dhe e ka marrë me vete Bale, i cili do të luajë edhe për të nderuar Chris Gunter, me mrbojtësin që do të luajë ndeshjen numër 93 me kombëtaren, duke u bërë futbollisti me më shumë ndeshje në histori për kombëtaren e Uellsit.
“Nuk ka ndonjë problem me Realin, nuk janë të shqetësuar. Gareth është në duar të sigurta. Ai gjithnjë dëshiron të luajë për kombëtaren dhe dëshiron të jetë në fushë, për natën speciale të Chris Gunter.
“Është diçka e bukur që Bale është me ne dhe e gjithë skuadra është më entuziaste kur Gareth është në ekip. Askush nuk e ka vënë ndonjëherë në dyshim përkushtimin e tij ndaj Uellsit”.
Si Bale, ashtu edhe Aaron Ramsey, me shumë gjasa do të jenë në fushë nga fillimi sot ndaj Shqipërisë, por Giggs e ka pranuar se mund të bëjë prova dhe të provojë disa të rinj: “Kam mundësinë që të provoj disa lojtarë të rinj, pasi kjo ndeshje ta lejon. Do të bëj të gjitha zëvendësimet e mundshme, por kemi ardhur për të fituar, edhe pse është miqësore dhe humbja nuk do ishte fundi i botës. Bale? Vendosim para ndeshjes nëse luan në formacion apo jo, nuk është ndryshe nga të tjerët. Gunter do të luajë, nuk e di ende sa minuta, sepse është një natë historikë për të, do të thyejë një rekord të vendosur kohë më parë. Shqipëria? E pashë kundër Skocisë, skuadër solide dhe deri tek kartoni i kuq luajti mjaft mirë”.

Gjithçka duhet të dini për Shqipëri-Uells
Shqipëria dhe Uellsi vihen përballë për herë të tretë në historinë e tyre. Më parë, kuqezinjtë dhe britanikët janë ndeshur në kuadrin e eliminatoreve të “Euro 1996”. Sfida e parë u luajt në shtator 1994, me Uellsin që fitoi 2-0, me gola të Chris Coleman dhe Ryan Giggs. Ky i fundit është trajneri aktual i kësaj kombëtareje.
Në nëntor 1995 u luajt ndeshja e dytë në Tiranë, e cila përfundoi me barazimin 1-1. Golat u shënuan nga Sokol Kushta (4’) dhe Pembridge (42’). Asokohe, Shqipëria dhe Uellsi ishin në grupin 7 të kualifikuesve të “Euro 1996”.
Uellsi pozicionohet në vendin e 18-të të FIFA-s, referuar renditjes aktuale botërore të kombëtareve, ndërsa kuqezinjtë e Panuccit janë të 60-tët. Një diferencë e madhe në këtë drejtim.
Pasi përfundoi i dyti në grupin e vet të Ligës së Kombeve, pas Danimarkës, Uellsi do të synojë t’i japë fund vitit 2018 në mënyrë pozitive, me një fitore në Shqipëri. Skuadra e drejtuar nga Ryan Giggs ka dhënë disa shenja inkurajuese nën drejtimin e trajnerit të ri. Nikoqirët (shqiptarët) nga ana e tyre pësuan një humbje 4-0 ndaj Skocisë, të shtunën, për të konfirmuar fushatën zhgënjyese në Ligën C, sa i takon “Nations League”.
Shqipëria ka humbur pesë dhe ka barazuar dy nga shtatë miqësoret e saj të fundit në shtëpi. Për pasojë, “SportPesa” e ka kuotuar fitoren e kuqezinjve me 49/20 (3.45) në miqësoren e mbrëmjes së sotme, që starton në orën 20:00, në “Elbasan Arena”. Uellsi nga ana e vet ka humbur gjashtë dhe ka barazuar një nga shtatë miqësoret e fundit. Për të, “SportPesa” ka ofruar kuota të tilla: 5/4 (2.25) në rast fitoreje dhe 21/10 (3.10) në rast barazimi.

Dyshja mbrojtëse, Paul Dummett dhe James Chester, do të mungojnë te Uellsi, për shkak të dëmtimit. Chris Gunter i Cardiff-it do ta fillojë si titullar dhe ai do të luajë ndeshjen e tij të 93-të me kombëtaren. Një rekord.
Gareth Bale pritet të luajë, gjithashtu, edhe pse Real Madridi e ka kushtëzuar të mos jetë në fushë 90 minuta të plota. Shqipëria ka disa ndeshje që luan pa njërin prej kërcënimeve kryesore të saj në sulm, Armando Sadiku, me lojtarin e Levantes jashtë fushave të blerta, pas një operacioni në gju.
Humbja e Shqipërisë ndaj Skocisë, më 17 nëntor në “Loro Boriçi”, ishte më e rënda për të në më shumë se shtatë vitet e fundit, edhe pse ia vlen të kujtohet se luajti pjesën më të madhe të lojës me 10 lojtarë.
Kuqezinjtë do të jetë të prirur për të “vënë në skenë” një shfaqje të përmirësuar sonte, edhe pse kanë vuajtur shumë në drejtim të shënimit të golave. Ata kanë dështuar ta gjejnë golin në gjashtë nga tetë ndeshjet, që kanë luajtur në vitin 2018.
Ndërkohë, ndeshjet e Uellsit kanë tendencë të dalin me rezultate të ulëta. Në 14 nga 18 ndeshjet e tij të fundit (në të gjitha garat), ka shënuar më pak se tre gola. Pra, ka shumë arsye për të na bërë të mendojmë se do të shfaqet ndryshe, sa iu takon golave në favor, në “Elbasan Arena”. Sipas kompanive të njohura të basteve, kjo miqësore do të ketë më pak se 2.5 gola, gjë për të cilën ofrohet kuota 10/19 (1.53).
Një tregues se sa ka gjasa që edhe kjo ndeshje të ketë rezultat të ulët. Shanset më tërheqëse mund të bëhen duke kundërshtuar një gol të hershëm. Kuota 20/29 (1.69) ofrohet për mungesën e golit para minutës së 30-të. Diçka që duket shumë joshëse. Secili nga pesë golat e fundit të Uellsit janë shënuar pas gjysmë ore, ndërsa Shqipëria ka shënuar vetëm dy gola këtë vit, të dy kanë ardhur në pjesën e dytë.

 

Exit mobile version