Ginter i dhuron 20 milionë euro Dortmund

Mathias Ginter i jep lamtumirën Borussia Dortmund. Klubi gjerman përmes një postimi në Twiter ka njoftuar largimin nga radhët e skuadrës të mbrojtësit 23-vjeçar. Ginter do të nisë një aventurë të re, sërish në Bundesliga, këtë herë tek ekipi i Borussia M’bladbach. Këta të fundit për të siguruar shërbimet e futbollistit, kanë derdhur në arkat e Dortumundit shumën e 20 milionë ëurove. Ginter pas aventurës së tij tek Freiburg, në 2014 u transferua tek verdhezinjtë. Në total përgjatë tre sezoneve tek Dortmund, Ginter regjistron 98 takime të luajtura nga ku ka arritur të realizojë dhe 4 gola.
Ndërkohë pas zyrtarizimit të teknikut Peter Bosz, verdhezinjtë ende nuk kanë realizuar ndonjë goditje në merkato. Pas mbrojtësit 23-vjeçar, drejtuesit e klubit gjerman po përgatiten për një tjetër largim me shumë peshë, siç është ajo e sulmuesit nga Gaboni, Pierre Emerick Aubameyang. Ofertat në drejtim të 28-vjeçarit janë të shumta. Në ndjekje të tij janë disa klube si PSG, Milan, Liverpool dhe Manchester City. Opsion i mundshëm për Aubameyang është edhe Superliga kineze.

Exit mobile version