Gishtat e Ramës në iPhon-in e Inës

Nga Basir Çollaku

Gishtat e Ramës dhe iPhoni i Inës janë dy ngjarje mbushur me trukim dhe trishtim. Dëmtimi i oficeres së policisë Ina Muka, është mbuluar me propagandë dhe stisje deri ne pabesueshmëri.
Ka humbur katër gishta, është sakatuar, e të tjera gjëma të pretenduara se i kanë ndodhur vajzës së re, u shpërndanë nga Edi Rama, fugmenët, punonjësit qeveritarë në rrjete sociale, mediat pa bythë rrotull pushtetit dhe eunukët si vlerë e pashtuar e komunikimit.
Batërdi viktimizimi për punonjësen e gabuar vendosur në rreshtin dhe vendin e gabuar, sa i përket vështirësisë profesionale dhe pritshmërive për reagime agresive nga protestuesit.
E pyeta ministren e Shëndetësisë zonjën Manastirliu, mbrëmë në emision në Top Channel sa ishte dëmtuar oficerja në protestë dhe përgjigja e saj nuk shkonte më shumë se një gisht në rrezik për tu hequr e te tjerë në gjendje më të lehtë.
Mjeku nga spitali kur foli ishte më shumë si kontekst se sa si tekst. Pyes disa mjekë me shumë përvojë njeri prej të cilëve profesionist në raste të ngjashme mjekimi më thotë:
Mjeku përpara se të ndërhyjë për të prerë gishtat nëse gjendja ishte e parikuperueshme, duhej ta dokumentonte deri dhe në fotografim e kjo të ishte pjesë e dosjes së pacientes. Nëse gishtat sado të dëmtuar do të kishin një pjesë lëkure e cila i mbante ende të lidhur, ata mund të rehabilitohen dhe mjekohen dhe pacienti nuk i humbet. Mjeku duhet ta thotë hapur publikisht këtë duke e shoqëruar me kartelën e të dëmtuarës.
Por kjo nuk ndodhi. Tani duke besuar dashur dhe uruar shërimin e polices, pa dashur ta quajme ‘Griselda 2’, gjurmët flasin se plagosja e vërtetë e vajzës është pas vajtjes në spital.

Aty nisi deformimi dhe loja me gishtat e saj nga gishtat e Edi Ramës. Dy, 3, 4, njëri ministër harronte sa kishte thënë tjetri dhe mjeku s’mbante mend sa i kishin thënë, Kryeministri vrapoi pas fashimit dhe bëri kingun me atlete.
Vajza me duar fashuar mori dhuratë një iPhon, ndonëse gishtat e të plagosurës ishin të gjithë nën fashimin e mjekëve të trullosur për nga transparenca, në pamundësi shtypje te opsionit tuch.
Telefoni nuk blihet me gishta, as me gjymtime, as me përdorje dhe këtë pajisje prapë se ka blerë nga xhepi KM. Pasi u bënë videot dhe shkrepjet e rastit vajza u nis për në Turqi. Deri atëherë punët harrohen dhe telefoni do të punojë me gishtat e Ramës.
Kjo dhuratë telefonie e ktij modeli një njeriu me pamundësi përdorje të gishtave është si ti vesh ashensor banesës një katëshe. Sepse të gjithë telefonat qeveritarë, pushtetarë dhe Rilindas, punojnë me gishtat e Ramës. Ne këtë trajtë të gjithë janë gishtaprerë dhe se përdorin dorën pa ua thenë ai i gjati.
Gjeneral Lleshi, tashmë nëpunës i lepurzuar, nuk hedh as 10 centimetër hapa këmbësh, nëse nuk ia ka miratuar kapterri Kryeministër. Ndërsa banorë të masakruar nga dhuna, gra që abortojnë e humbasin fëmijën nga kjo barbari policore se duan të mbajnë në strehë banesë familjen, për ata nuk ka sjellje njerëzore.
Madje KM plot urrejtje i thotë në spital gruas së plagosur nuk kam ardhur pêr ty. KM këpucegoditur nga mendimi të cilit i ka mbetur koka në atë hulli frike, duke e ditur se njerëzit kanë nisur ta shtyjnë drejt humnerës.
Madje dhe Ina do të jetë shëruar deri atëherë dhe në Iphoni-n dhuratë nga Rama do të shohë e këndojë lajmet se si iku e po largohet nga pushteti dhunuesi i vërtetë i saj Edi Rama.
Gishtat qofshin jetëgjatë Ina, ashtu si Griselda humbi atë që nuk kishte në mandatin e parë te rrëmetit Rilindas.

Exit mobile version