Gjakoset qytetari, u dhunua nga ushtari i vëllait të Elvis Rroshit

Julian Kola, një banor i Kavajës, i cili në fund të muajit qershor u dhunua nga vëllai i kreut të Bashkisë së Kavajës, ka rënë sërish pre e dhunës. Siaps Panorama, 56¬-vjeçari është sulmuar me grushte nga një person i afërt me Saimir Rroshin, vëllain e Elvis Rroshit, që mban detyrën e Drejtorit të OSHEE¬së në qytetin e Kavajës.
Ai tregon se ndërsa po shkonte për në shtëpi pasi kishte pretë biletën për të udhëtuar drejt Italisë, në një lokal pranë shtëpisë e ka thirrur kamerieri duke i thënë se po e kërkonte dikush. Kola, rrëfen se pasi hyri në lokal, Gëzim Xhameta që në Kavajë e njohin si Jaku, e ka ftuar për kafe. Vetëm pak minuta pasi është ulur, i riu i moshës rreth 35 vjeç, e ka goditur me grushte duke e gjakosur pasi iu drejtua me fjalët: “U bëre ti”.
Policia ka shkuar në vendngjarje rreth 17 minuta pas lajmërimit nga Kola dhe ka marrë atë dhe agresorin në Komisariat. 57-vjeçari thotë se, Xhemta e ka goditur edhe brenda makinës së Policisë.
Madje, punonjësi i Policisë në Komisariatin e Kavajës, Kreshnik Mëlyshi gjatë marrjes në pyetje e ka kërcënuar Julianin duke i thënë: “Do të fus në burg në qoftë se do të më bish në dorë”.
Sipas pretendimeve të Julianit, agresori është një “ushtar” i Elvsi dhe Saimir Rroshit dhe banorët e tjetër i kanë treguar se ka rreth dy javë që Xhameta e ruante. Këtë incident, Kola e konsideron si “vazhdim” i dhunës së ushtruar në fund të muajit qershor, ngjarje për të cilën nuk pati asnjë përgjegjës.

Artikulli paraprakTirana, Elbasani dhe Korça qytetet më të ndotura
Artikulli tjetërMustafa në Konventën Kombëtare të demokratëve amerikanë