Gjata akuza të forta për Ramën: Do dënohesh për tradhëti kombëtare!

Një protestë u zhvillua paraditen e sotme në Tiranë kundër takimit të Minishengenit mes Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç.

Pjesë e kësaj proteste ka qenë dhe sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, i cili u shpreh se, Rama është shndërruar në shërbëtorin e Serbisë.

Gjata tha se, vizita e Vuçiç në zonat e prekura nga tërmeti në Durrës është një hipokrizi, sa kohë që mohoi një nga masakrat më të ashpra në drejtim të shqiptarëve tëKosovës, atë të Reçakut.

“Dil para popullit tënd dhe thuaj që më kanë marrë peng. Edi Rama duhet ti përgjigjet një pyetje, nëse Kosova nuk e pranon këtë, a do ta vazhdojë ai Mini Shengenin, në Kushtetutë ka dhe një pikë që parashikon tradhtinë kombëtare.

Vizita e Vuçiçit në zonat e prekura nga tërmeti është një hipokrizi, ti që mohon një nga msasakrat më të përgjakshme, siç ishte ajo e Reçakut, nuk mund të shkosh dhe të derdhësh lot krokodili. Serbia duhet të kërkojë falje, vetëm atëherë mund të nisë bashkëpunimi, duhet të njohë Kosovën.

Shengen do të ketë vetëm në kuadër të Bashkimit Europian. Këto janë protesta simbolike, nesër nuk do të jenë më simbolike, shërbërtori i vetëm i Beogradit ka mbetur Edi Rama, pasi dhe politikanët në Kosovë tani janë distancuar’, u shpreh Gjata në Fax News.

Exit mobile version