Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata i është përgjigjur kreut të Grupit Parlamentar në PS, Taulant Balla, lidhur me tryezën e Reformës Zgjedhore. Sipas tij, tryeza e Reformës Zgjedhore e ka misionin e saj të qartë dhe të përcaktuar në agjendë me saktësi.
Postimi i plotw i Gjatws
Prej ditësh eksponentë socialistë, më së shumti ata që duhet të japin llogari për shitblerjen e votës dhe që janë kapur në flagrancë duke bërë pazar me votat e shqiptarëve, flasin lart e poshtë per zgjedhjet. Tryeza për Reformën Zgjedhore e ka misionin e saj të qartë dhe të përcaktuar në agjendë me saktësi.
Reforma elektorale është një hap i rendesishem për zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri. Është hapi i parë për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Hapi i dytë është qeveria tranzitore para çdo palë zgjedhjesh dhe padyshim ndëshkimi i atyre që janë kapur duke blerë vota.
Sot është më e qartë se kurrë: Shqiptarët kanë nevojë të dalin nga gjendja ku ndodhet vendi si pasoje e vjedhjes së zgjedhjeve. Prandaj, zgjedhjet e parakohshme vendore dhe qendrore, janë e vetmja menyre per te rikthyer legjitimitetin e institucioneve ne vend!